LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane: “Ksamili, Shqipëria që nuk e prisni”

Mediat italiane: “Ksamili, Shqipëria që nuk e prisni”

Me titullin: “Ksamili, Shqipëria që nuk e prisni” një portal italian iu bën thirrje turistëve që të vizitojnë Ksamilin.
Ja se çfarë shkruhet në të: “Ksamili, emër i cili nënkupton ‘gjashtë milje’ është një vend gjysmë i panjohur që dikur ishte një fshat i vogël peshkatarësh. Gjendet përballë Korfuzit dhe është më pak i njohur se Saranda apo parku arkeologjik i Butrintit. Por, e ardhmja turistike e këtij vendi është e sigurt, kjo falë bukurisë, plazheve të vogla të fshehura e ujërave të kthjellët. Në të do të gjeni njësi akomoduese qoftë hotele apo edhe apartamente me qira, që dikur mbusheshin nga shqiptarët tani gjithnjë e më shumë nga të huajt”, raporton Monitor.

Ksamili gjendet 17 km larg nga Saranda. Në të gjenden plazhe për të gjitha preferencat: me rërë, me gurë apo edhe me shkëmbinj. Ka katër ishuj të vegjël që mund të arrihen me not, por edhe me mjete të vogla uji. Uji kudo ka ngjyrë turkeze dhe transparente.


Natyrisht në muajin gusht ky vend është i mbipopulluar ndaj nëse dëshironi qetësi mund të zgjidhni ta vizitoni në një periudhë tjetër.

Ndërsa plazhet më të njohura janë : Bora Bora, Tre ishujt, por edhe ato që janë të fshehur te ishujt më të vegjël. Kushton shumë pak rezervimi i një çadre, rreth 4 euro, por kjo shifër mund të ndryshojë nga njëri vend në tjetrin. Ka edhe plot bare e restorante nëse dëshironi që të mos largoheni shumë nga vendi ku keni zgjedhur të bëni plazh. Duhet të bëni kujdes nëse keni fëmijë të vegjël dhe t’i siguroni pasi deti ka thellësi.

Përveç detit e plazheve në Ksamil ka atraksione të tjera për t’i vizituar. Gjëja e parë që duhet të bëni dhe nuk duhet ta humbisni është të vizitoni Parkun Arkeologjik të Butrintit, që është trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO. “Syri i Kaltër” është gjithashtu një tjetër atraksion turistik i cili vlerësohet si tejet i veçantë pasi në të ndërthuret gjelbërimi dhe bluja e thellë e ujit. Me pak fjalë, Ksamili është një

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori