Nëse Shkupi nuk ndryshon taktikat e saja dhe nuk bën lëshime serioze në çështjen e mosmarrëveshjeve historike me Sofjen, rruga e Maqedonisë së Veriut ndoshta do të bllokohet, sipas mediumi bullgarë “Mediapool”.

Sipas këtij mediumi, duke cituar burime diplomatike, ka gjithnjë e më shumë janë mundësitë që Bullgaria të mos pranojë të mbajë komision ndërqeveritar për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE, e planifikuar për në dhjetor.

“Duke pasur parasysh pozicionin kornizë të parlamentit Bullgar, i cili u miratua me konsensus politik dhe kombëtar në 2019, qeveria nuk ka zgjidhje dhe do të bllokojë Maqedoninë e Veriut, nëse Shkupi nuk bën diçka thelbësore, domethënë nuk do të shmangë pengesat në procesin evropian”, thonë burimet diplomatike për mediumin bullgar.

Sipas parlamentit, Sofja i bën thirrje Shkupit të refuzojë gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve, të heqë nga monumentet mesazhet e tilla si “okupatori fashist Bullgar”, të braktisë idenë e pakicës kombëtare maqedonase në Bullgari dhe formulimin “gjuhë maqedonase”./Telegrafi/

“Politico”: Bullgaria do t’i thotë “jo” konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë “Politico”: Bullgaria do t’i thotë “jo” konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë