eksperti ad

Barcelona ka pësuar humbje me rezultat 3-0 kundër Romës duke e bërë të pavlefshme fitoren e parë 4-1 në shtëpi.

Fitorja e jashtëzakonshme e Romës ka bërë bujë në mediat botërore.


Për L'Equipe është një "Romantada", pasi për Barcelonën janë të njohura rikthimet, por kësaj radhe në kurriz të saj.

Për gazetën katalunase Sportin është një “fiasko pa justifikime”, humbja në Romë.

Në përgjithësi mediat katalunase kanë qenë shumë kritike ndaj Barcelonës, ndërsa në anën tjetër ato italiane kanë thurur elozhe për Romë.

Roma arriti fitore me golat e Edin Dzeko, Daiele de Rossi dhe Kostas Manolas.

“Roma bën historinë”, ishte titulli i Corriere dello Sport.

Ndërsa Tutto Sport që vjen nga Torino, i dërgon Juventusit mesazh me fitoren e Romës: Roma në ekstazë! Juve, e sheh që mund të behet?”.

Mbrëmja e martës ishte diçka e paharruar për  tifozët e klubit italian që vazhdojnë ëndrrën në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

tutapr11 2

corapr11 2

gazzettafc nazionale web Big 25

Screenshot 13 2

091228364 6718700f c16b 4518 9d47 8a0fa5b7880b

091230489 2fde737b 4328 417a 8a29 358f27683358

091232524 115ac1ab f901 4781 9e3b 86a7f9a4ab7d

091235122 34aebef0 4030 4280 afc7 12e688678e8d

091237396 bb6732f2 f324 4b58 ab91 d06167baeec8

091239593 22ee1e2b 8dae 48cd bd90 16b21f179685

091245211 f2979b84 a3b6 4310 b404 b305a1850172

091245211 f2979b84 a3b6 4310 b404 b305a1850172

telegrafi sport app