LAJMI I FUNDIT:

Media Britanike: Shqipëria, një perlë për të kaluar pushimet verore

Media Britanike: Shqipëria, një perlë për të kaluar pushimet verore

Mediat e huaja vijojnë të propozojnë turizmin në Shqipëri, që mesa duket do të ndikojë në rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve të huaj gjatë këtij sezoni turistik.

“Nëse jeni duke kërkuar për një pushim plazhi këtë vit, ka një destinacion që mund të mos ketë qenë kurrë në radarin tuaj. Me fluturime të lira dhe pije akoma më të lira, ja pse duhet të rezervoni pushimet në rivierën shqiptare këtë verë” shkruan The Sun.


“Vija bregdetare, e quajtur Riviera Shqiptare , është vetëm disa orë nga Britania e Madhe. Shtrihet nga Vlora në veri deri në Ksamil në jug. Muajt ​​e verës janë koha më e mirë për t’u vizituar, nga maji deri në shtator janë muajt, me temperatura maksimale 28C. Fluturimet janë më të shpejta se Kanariet dhe duhen vetëm tre orë për të arritur në Vlorë ose Ksamil nga Mbreteria e Bashkuar.”

“Sipas Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, rreth 120,000 britanikë vizitojnë vendin në vit, dhe shumica janë pa probleme, kështu që konsiderohet një destinacion i sigurt pushimesh”, shkruan “The Sun”, duke i sugjeruar turistëve anglez të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar sezonin turistik të verës./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori