LAJMI I FUNDIT:

Media britanike: Shqipëria jep dritën jeshile për bazën e re të NATO-s, paralajmërim i madh për Putinin

Media britanike: Shqipëria jep dritën jeshile për bazën e re të NATO-s, paralajmërim i madh për Putinin

Shqipëria i dërgon një sinjal paralajmërimi presidentit rus Vladimir Putin. Kështu e komenton media britanike Express, njoftimin për planin e hapjes së një bazë të re të NATO në Portin e ri të Durrësit në Porto Romano.

Media shkruan se propozimi do të jetë në fokus të takimit mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg.

Shqipëria, anëtar i NATO që prej 2009-tës, nisi punën për të kthyer një ish-bazë sovjetike në bazë të NATO, duke çimentuar lidhjet mes Tiranës e Brukselit.

‘Kryeministri Rama do të takohet me Stoltenberg të mërkurën, për të diskutuar mbi projektin pasi lajmi u bë publik në 1 korrik”, shkruan Express.

Reklama

Media sqaron se porti do të pozicionohet në Durrës, 40 minuta larg kryeqytetit dhe do të përfshijë një pjesë komerciale dhe një bazë ushtarake detare. Financimet do të mundësohen si nga Shqipëria ashtu edhe NATO.

Reklama

E përditshmja britanike kujton se Shqipëria shpenzon rreth 1.53 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, shumë më pak se minimum i sugjeruar prej 2 për qind.

“NATO po transformon gjithashtu bazën ajrore të kohës komuniste në Kuçovë, i njohur më herët si qyteti i Stalinit. Baza prej 350 hektarësh është aktualisht shtëpi e shumë avionë të luftës se epokës sovjetike dhe kineze, MiG, Antonov dhe Yak-18. Rinovimi i bazës pritet të kushtojë rreth 40 milionë paund dhe do të bëhet operacional në 2023-shin”, vijon artikulli i Express.

Reklama

Sipas Globalfirepower.com, Shqipëria ka aktualisht 8 mijë pjesëtarë aktivë në radhët e ushtrisë, dhe 500 rezervistë. Ushtria ka gjithashtu 76 mjete të blinduara ndërsa asetet detare përbëhet nga 19 anije, me detyrë të përgjithshme patrullimi. /Telegrafi/

Reklama

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Lajme
Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Lajme
Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Lajme
Hoxha: Rugova fitoi, Thaçi nuk erdhi në pushtet pa u “shndërrua” në Rugovë - edhe Kurti është drejt asaj rruge

Hoxha: Rugova fitoi, Thaçi nuk erdhi në pushtet pa u “shndërrua” në Rugovë - edhe Kurti është drejt asaj rruge

Lajme
Kurti: Nuk është mirë të thoni

Kurti: Nuk është mirë të thoni "Asociacioni po bëhet"

Lajme
I dëmtuari tregon se Arsiq i tha ‘kape 25-vjeçarin e vrarë dhe tregoju terroristëve tjerë çka ka për t’iu ndodhur’

I dëmtuari tregon se Arsiq i tha ‘kape 25-vjeçarin e vrarë dhe tregoju terroristëve tjerë çka ka për t’iu ndodhur’

Drejtësi
Kalo në kategori