LAJMI I FUNDIT:

Medalje e artë në Spanjë për Stone Castle

Medalje e artë në Spanjë për Stone Castle

Stone Castle është shpërblyer me çmimin e artë dhe tri të argjendta në konkursin Catavinum World Wine and Spirits Competition në Spanjë.

Këtë vit Stone Castle me kualitetin dhe veçoritë e veta ka fituar medaljen e artë në konkursin ndërkombëtarë të verës “Catavinum World Wine and Spirits Competition” në Spanjë me llojin e verës “Cabernet Sauvignon Reserve 2014” e cila është cilësuar si më e mira në kategorinë e verërave të kuqe.


Përveç medaljes së artë Stone Castle ka fituar edhe tri medalje të argjendta për  “Chardonnay 2016 “ , “ Chardonnay Reserve 2016”  si dhe  “Merlot Selection 2015”

Catavinum World Wine and Spirits Competition (CWWSC) është konkurs i cili organizohet dhe zhvillohet nga Catavinum në Vitoria-Gasteiz të Spanjës.

Qëllimi i konkursit ndërkombëtarë është të informojë konsumatorin dhe profesionalistët internacional të verës mbi kualitetin e brendeve fituese, të ndihmojë në shpërndarjen dhe komunikimin e tyre. Si dhe të e përçojë mesazhin e verërave tek konsumatorët të cilët mbështeten në referenca ndërkombëtare.

Në vitin e kaluar në këtë konkurs kanë marrë pjesë dhe janë provuar gjithsej 3480 brende të ndryshme të verërave, dhe 1010 prej tyre janë shpërblyer me medaljen dhe certifikatën përkatëse. Verërat ishin nga më shumë se 20 vende të ndryshme të botës.

Vreshtat e Stone Castle dhe Veraria janë thesar në zemër të rajonit të Rahovecit që ka kulturë 2.000 vjeçare të prodhimit të verës.

Me krenari të madhe Stone Castle kujdeset për rritjen e rrushit dhe prodhimin e verërave me cilësi të lartë, duke kombinuar avancimet teknologjike me metodat tradicionale të prodhimit të verës të mbushura me pasion dhe dashuri.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori