Trajneri i Napolit, Antonio Conte, u largua i lumtur nga Stadio Diego Armando Maradona të premten mbrëma, pasi skuadra e tij shënoi një fitore bindëse 4-0 kundër Cremoneses, por ndihet i zhgënjyer me sulmuesin e tij, Romelu Lukaku.

Conte ishte, për pjesën më të madhe, gjithë buzëqeshje në komentet e tij pas ndeshjes, ku vlerësoi disa nga lojtarët më të mirë të ekipit të tij dhe dëshirën e skuadrës për hakmarrje pas humbjes 2-0 ndaj Lazios fundjavën e kaluar.


Megjithatë, trajneri dukej më i dëshpëruar kur u pyet për Romelu Lukakun, i cili u rikthye në Napoli në fillim të kësaj jave pas një mungese të veçantë gjatë së cilës belgu nuk u paraqit në stërvitje në mars dhe më pas u gjobit nga klubi për mungesë të paautorizuar.

Conte u pyet nëse kishte pasur mundësinë të fliste me Lukakun dhe, trajneri zbuloi të rejat e fundit të raportit të tyre të krisur.

“Jo, nuk kam pasur ende mundësinë. E di që një nga drejtorët tanë i foli, ai erdhi në qendrën stërvitore, zyra ime ishte aty… por askush nuk trokiti në derë – dhe kjo më zhgënjeu shumë sepse do të kisha pritur një përshëndetje, një mesazh ose diçka të tillë”.

“Në këto situata, trajneri përpiqet t’i kuptojë të gjithë, por askush nuk bën përpjekje për ta kuptuar trajnerin”, ka thënë Conte.

Padyshim, një shenjë se gjithçka nuk është si dikur me Lukakun te Napoli, pasi spekulimet vazhdojnë të rriten për të ardhmen e tij, e cila nga vera pritet të jetë larg klubit napolitan. /Telegrafi/

telegrafi sport app