Çiftet më së shpeshti flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, ndërkaq më të kënaqur janë ata që flenë të kthyer me fytyrë nga njëri-tjetri. Mirëpo, edhe më të lumtur janë ata që flenë sa më afër njëri-tjetrit.
Pozita në të cilën flini gjumë zbulon se sa është e fortë dhe e lumtur lidhja juaj, kanë konstatuar shkencëtarët e Universitetit të Hertfordshires në një studim të bërë me 1.100 veta.
Më shumë se gjysma e çifteve të cilët flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri janë të lumtur, mirëpo njësoj thonë edhe 74 për qind e tyre të cilët flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, derisa më të lumturit janë ato çifte të cilat preken me shpinë apo flenë të përqafuar.
Çiftet më së shpeshti flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, një e treta e tyre janë të kthyer në të njëjtin drejtim, ndërkaq vetëm 4 për qind flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri, transmeton Telegrafi.
Rreth 34 për qind e çifteve flenë goxha afër njërit-tjetrit dhe preken, ndërkaq pothuajse 12 për qind e tyre kanë distancë nga njëri-tjetri vetëm 2,5 centimetra. Ndër ata që flenë të përqafuar, janë të lumtura ato çiftet të cilat flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri.
Pothuajse 94 për qind të cilët preken gjatë gjumit janë të lumtur dhe të kënaqur me lidhjen e tyre, ndërsa njësoj mendojnë 68 për qind e tyre të cilët flenë në pozitën në të cilën nuk kanë kontakte në pozitën në të cilën flenë.
Hulumtimet e mëhershme kanë konstatuar që njerëzit të cilët flenë në pozitën fetale janë të pavendosur, dhe kanë prirje vetëm për të kritikuar.
Gjumi në shpinë lidhet me njerëzit e sinqertë dhe të sigurt, ndërkaq ata që flenë në bark janë perfeksionistë.
Njerëzit që flenë me këmbë gjysmë të lakuara janë të gatshëm për pajtim dhe kompromise. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Ndiqni rregullin 20/20 gjatë pastrimit, do t’ju kursej shumë hapësirë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe