LAJMI I FUNDIT:

Më 13 dhjetor 2023 do të mbahet promovimi i librit “Takimet e mia me…” nga Blendi Fevziu në librarinë “Dukagjini”

Më 13 dhjetor 2023 do të mbahet promovimi i librit “Takimet e mia me…” nga Blendi Fevziu në librarinë “Dukagjini”

Më 13 dhjetor 2023, ditën e mërkurë, do të mbahet promovimi i librit “Takimet e mia me…” nga Blendi Fevziu në librarinë “Dukagjini”

Opinionisti Blendi Fevziu mblodhi intervista nga 39 personalitete të rëndësishme për historinë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi. Në këtë libër flet për ndikimin dhe jetën e tyre personale; një rrëfim se si i ka njohur dhe cila ka qenë jeta e tyre.

Libri sjell një lloj galerie kontekstualiteti historik të vendit, parë nga jeta e personaliteteve që kanë dominuar kohën, që nga Mbretëresha Geraldinë, duke pasuar te Nënë Tereza, Liri Belishova, At Zef Pllumbi, Jusuf Vrioni, Drita Kosturi, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Pjetër Arbnori e shumë politikanë të tjerë. Përzgjedhja e portreteve është bërë nga puna e autorit, i cili i ka mundur t’i njohë ata nga afër dhe t’i intervistojë gjatë karrierës së tij 35-vjeçare.

Me datë 13 dhjetor, Libraria Dukagjini mirëpret lexuesit të bashkangjiten në promovim në ora 18:00.