LAJMI I FUNDIT:

MD: Koncept-dokumenti i vettingut drejt finalizimit

MD: Koncept-dokumenti i vettingut drejt finalizimit

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se koncept-dokumenti i vettingut është drejt finalizimit.

Përmes një komunikate për medie, u bë e ditur se sot në Ministrinë e Drejtësisë sot u zhvillua një takim i përbashkët në mes të përfaqësuesve të Ministrisë dhe ekspertëve ndërkombëtarë lidhur me procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.


Pjesë e takimit përmes platformës online, ishte gjithashtu Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ku  fokus i diskutimit në takim ishte analiza e ekspertëve ndërkombëtarë mbi Koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.

“Mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë, ekspertët ndërkombëtarë, z. Ken Taylor dhe  z. David Ëells,  shpalosen ekspertizën e tyre për koncept-dokumentin, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu është bërë e ditur se fokus i veçantë i diskutimit ishin: kriteret profesionale dhe të integritetit lidhur me vetimin e gjykatësve dhe prokurorëve, vetimi i tyre në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, nivelet e vetimit sipas hierarkisë dhe kohëzgjatja e vetimit.

“Gjithashtu janë diskutuar mekanizmat ligjorë me kompetencë për zhvillimin e vetingut si dhe opsionet e përshtatshme të cilat do të garantonin një proces të vetingut bazuar në kriteret profesionale, sipas standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare”, thuhët në komunikatë.

Tutje po ashtu thuhet se, “Ministria e Drejtësisë do të ndjek këtë bashkëpunim me prioritet të veçantë me qëllim të finalizimit të këtë procesi, i cili vlerësohet të jetë nga më të rëndësishmit për të çuar përpara reformën në drejtësi për të garantuar mirëfunksionimin e institucioneve të drejtësisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori