LAJMI I FUNDIT:

McDonald’s mbyll përkohësisht zyrat brenda SHBA-së, përgatitet për largime masive të punëtorëve nga puna

McDonald’s mbyll përkohësisht zyrat brenda SHBA-së, përgatitet për largime masive të punëtorëve nga puna

Zinxhiri ushqimit të shpejtë McDonald’s po mbyll përkohësisht zyrat e brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi përgatitet të informojë punëtorët e saj të për pushimet nga puna si pjesë e një ristrukturimi më të gjerë të kompanisë.

Në një e-mail drejtuar punëtorëve në SHBA, McDonald’s u kërkoi atyre të punonin nga shtëpia nga e hëna deri të mërkurën, në mënyrë vendimet të jepen virtualisht.


Është e paqartë se sa punonjës do të pushohen nga puna.

“Gjatë javës së 3 prillit, ne do të komunikojmë vendimet kryesore që lidhen me rolet dhe nivelet e personelit në të gjithë organizatën”, tha kompania me bazë në Çikago.

McDonald’s gjithashtu u kërkoi punëtorëve të anulonin të gjitha takimet personale me shitësit dhe palët e tjera të jashtme në selinë e saj.

Kompania tha në janar se do të rishikonte nivelet e personelit të korporatave si pjesë e një strategjie të përditësuar biznesi, e cila mund të çojë në largime nga puna në disa zona dhe zgjerim në të tjera. /Telegrafi/