LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja si pasojë e coronavirusit në Malajzi, një kinema mbulohet nga myku – pamjet e një dyqani bëhen virale

Mbyllja si pasojë e coronavirusit në Malajzi, një kinema mbulohet nga myku – pamjet e një dyqani bëhen virale

Një kinema në Malajzi duket se është bërë e mbuluar në myk pas dy muajsh bllokimi, si pasojë e coronavirusit i cili tashmë ka shkatërruar shitësit me pakicë të mallrave në këtë vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendet e purpurta dhe të kuqe të kinemasë dhe tapetet e saj ishin mbuluar nga një shtresë e trashë myku dhe pluhuri.


Me 6.742 raste dhe 109 vdekje, Malajzia lehtësoi lëvizjen në fillim të këtij muaji, por ka mbajtur kufizime të forta në disa zona ku ka pasur shpërthime të reja të sëmundjes COVID-19.

Veç kinemave, ndikimet e masave të rrepta u panë në fillim të kësaj jave në çanta dhe këpucë prej lëkure, të mykura kur pastruesit arritën në një qendër tregtare në shtetin Sabah në ishullin e Borneo.

Për fat të mirë për kinematë e Malajzisë ata mund të kenë një pastrim të thellë ose të zëvendësojnë vendet e tyre, por për shitësit me pakicë, shumica e gjërave të tyre të shtrenjta është dashur të hidhen.

Një nga çantat e paraqitura në Sabah të hënën kishte një çmim prej rreth 156 dollarë (679 MYR) dhe ishte shkatërruar plotësisht nga myku.

Shumë prej atyre që komentojnë në mediat sociale thanë se kjo ishte rezultat i ajrit të kondicionuar të ngathët dhe mirëmbajtjes së dobët nga pronarët e dyqaneve.

Qendrës Metrojaya, ku ndodhet dyqani i produkteve të lëkurës, iu dha një pastrim të thellë kur personeli u kthye në ndërtesë të dielën.

Një zëdhënës i qendrës tregtare ka thënë se ‘mallrat e dëmtuara’ ishin hequr dhe se disa pastrues në maska dhe kostume ishin parë të martën duke hedhur sendet dhe duke i bërë dyqaneve një “pastrim të thellë”.

Urdhri për kontrollin e lëvizjes së Malajzisë filloi më 18 mars dhe është zgjatur deri më 9 qershor, por disa biznese janë lejuar të rihapen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori