LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e xhamive shkaku i coronavirusit, një familje falin namazin e Xhumasë në shtëpinë e tyre në Rripin e Gazës

Mbyllja e xhamive shkaku i coronavirusit, një familje falin namazin e Xhumasë në shtëpinë e tyre në Rripin e Gazës

Me mbylljen e xhamive në të gjithë botën për shkak të pandemisë së coronavirusit, një imam palestinez dhe familja e tij mbajtën lutjet e tyre të përjavshme të së premtes në shtëpinë e tyre në Rripin e Gazës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Saleh Shtaiwi, 24 vjeç, zakonisht udhëheq lutjet javore në një xhami afër shtëpisë së tij të qytetit të Gazës.


Por me mbylljen e xhamive, njerëzit që “e shoqëruan” atë këtë javë ishin prindërit, djali dhe anëtarët e tjerë të familjes të mbledhur në dhomën e ndenjes.

Pas lutjeve, ushqimi u soll dhe u shërbye në të njëjtin vend.

“Lutjet e së Premtes (të Xhumasë) janë të detyrueshme në xhami. Por me mbylljen e xhamive, ne duhet t’i kryejmë ato në shtëpitë tona”, ka thënë Shtaiwi.

Si pjesa më e madhe e globit, autoritetet në Gaza kanë vendosur masa të rrepta distancimi sociale.

Të gjitha tubimet e mëdha janë ndaluar dhe xhamitë dhe shkollat janë mbyllur për të ardhmen e afërt – dhe banorëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi.

Babai i tij 58-vjeçar Ali tha që ata luteshin që “Zoti të mbrojë njerëzit nga epidemia midis nesh dhe në të gjithë botën”.

Sipas medieve, deri më tani janë konfirmuar 12 raste të coronavirusit në Gaza, të gjitha ato të vendosura nën karantinë.

Ndërkohë mijëra palestinezë që janë rikthyer në Gaza përmes Egjiptit gjithashtu janë karantinuar si masë paraprake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori