LAJMI I FUNDIT:

​Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Podujevë Prishtinë

​Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Podujevë Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të dielën do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin Llugë, të Podujevës.

Si rezultat i punimve kjo pjesë dhe dalja për Prishtinë në Albanik, do të mbyllet në orën 08:00, në mënyrë që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë.


Sipas njoftimit, do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë.

“Punimet zgjasin rreth tre orë”, thuhet në njoftim./kp/