LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet një shkollë në Vushtrri pasi disa nxënës dolën pozitivë me COVID-19

Mbyllet një shkollë në Vushtrri pasi disa nxënës dolën pozitivë me COVID-19

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Mustafë Venhari” nga nesër mësimin do ta vazhdojnë në distancë (online) për shkak të disa rasteve me COVID-19 që janë shfaqur atje ditë më parë.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo u bë bazuar në protokollin për rregullat e sjelljes në shkollë në kushte pandemie, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të nxjerrin vendim për kalimin nga skenari A i mësimit në skenarin C, që do të thotë mësim në distance dhe online.


“Ditën e mërkurë, në një shkollë në qytet për fat të keq, u paraqiten raste të dyshimta të infeksionit me COVD 19 te nxënësit. Kemi reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me IKSHPK janë testuar nxënësit e dy klasave dhe i gjithë stafi i shkollës. Fatkeqsisht disa raste, nxënës e mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID 19. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë probleme”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

“Të nderuar qytetarë, nxënës, prindër e mësimdhënës!

Ditën e mërkurë, në një shkollë në qytet për fat të keq, u paraqiten raste të dyshimta të infeksionit me COVD 19 te nxënësit. Kemi reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me IKSHPK janë testuar nxënësit e dy klasave dhe i gjithë stafi i shkollës. Fatkeqsisht disa raste, nxënës e mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me COVID 19. Të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë probleme.

Ishim dhe jemi të vetëdijshëm se jemi në kushte pandemie dhe mund të ndodhin të papritura, por kthimi i fëmijëve në shkollë nuk kishte dhe nuk ka alternativë përkundër sfidave.

Bazuar në Protokollin për rregullat e sjelljes në shkollë në kushte pandemie, kemi kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të nxjerrin vendim për kalimin nga skenari A i mësimit në skenarin C që do të thotë mësim në distance dhe online.

Me qëllim të ruajtjes së shëdetit të fëmijëve dhe gjithë qytetarëve, nga nesër, ditë e hënë, nxënësit e shkollës fillore “Mustafë Venhari” mësimin do ta vazhdojnë në distancë.

Task Forca Komunale, Shtabi Emergjent dhe MSH, MASHT e IKSHPK do të përcjellin situatën dhe në kohë do të marrin vendim për rikthim në shkollë varësisht nga situata epidemiologjike.

Si TASK Forcë komunale kemi vizituar shkollat vazhdimisht. Jo vetëm me qëlllim të monitorimit por edhe për mbështetje të shkollave.

Më datën 14 shtator, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe pas çertifikimit të shkollave nga inspektorati i arsimit, ka filluar mësimi për klasat parafillore, nivelin fillor, klasat e gjashta dhe klasat e dhjeta. Bazuar në këtë, komuna jonë për fillimin e vitit shkollor 2020/2021, u përcaktua që mësimi të fillojë sipas skenarit “A” që do të thotë të gjithë nxënësit që duhet fillonin mësimin më 14 shtator çdo ditë të vijojnë mësimin në shkollë.

Për ti mbajtur fëmijët në shkollë na duhet bashkëpunimi i prindërve, të përcillen me kujdes fëmijët e prindërit, nëse kanë çfardo shenje të lajmërojnë mësuesen e shkollën dhe të qëndrojnë në shtëpi që të ruajmë fëmijët tjerë.

Bashkë do të ja dalim!”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori