LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet Ferfilm-i, ndahen çmimet për filmat fitues

Mbyllet Ferfilm-i, ndahen çmimet për filmat fitues
Ilustrim

Sonte në Ferizaj ka përfunduar edicioni i shtatë i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Ferfilm”, ku janë shpallur edhe fituesit në pesë kategori.

Filmi më i mirë i shkurtër fiktiv u zgjodh “SAP” i Clemence Marcadier nga Franca.


Filmi më i mirë i eksperimental u zgjodh “Space Dialogues” i Shashwati Talukdar nga India.

Filmi më i mirë i shkurtër animacion i takoi emrave: Sarah Forest, Cecile Floucat, Pauline Javelot, Juliette Gales, Thibaut Wambre dhe Kevin De Garidel.

Filmi më i mirë i shkurtër dokumentar u përzgjodh “For A Better Life” e Yasmin Mistry nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, çmimi special i takoi filmit “Shadows” të Victoria Karakoleva nga Bullgaria.

Edicioni i shtatë i “Ferfilm” nisi më 2 prill ndërsa sonte u mbyll me ndarjen e çmimeve. /KP/