LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen nëntë lokale në Ferizaj – dyshohen për trafikim me qenie njerëzore

Mbyllen nëntë lokale në Ferizaj – dyshohen për trafikim me qenie njerëzore

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka mbyllur mbrëmë nëntë lokale, me dyshim se ushtronin veprimtari deviante.

Në njoftimin e bërë për media nga Komuna e Ferizajt thuhet se këto lokale nuk kishin as dokumente përkatëse, transmeton Telegrafi.

“Mbrëmë, pas një aksioni të mirë koordinuar mes Inspektoratit të Komunës, Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, inspektorëve të ATK-së dhe inspektorëve të punës, pas inspektimeve që u zhvilluan në rrugët “Kemajl Hetemi”, “Qamil Ilazi”, “Mejdi Xhaferi”, “At Nik Prela” dhe “Shën Tereza” në 11 subjekteve gastronomike, 9 prej tyre u mbyllën si pasojë e mos posedimit të dokumenteve përkatëse, kushteve higjieno-teknike, mosrespektimit të udhëzimeve mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe mbi të gjitha mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për zhvillimin e veprimtarive deviante”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se ky aksion i inspektorëve do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

“Ky aksion i Inspektorëve të Ferizajt do të vijoj edhe ditëve e javëve në vijim, në gjithë territorin tonë, për të vënë ligjshmërinë e zbatimin e rregullit në subjekte afariste që nuk përmbushin këto kushte. Për këtë aksion dhe të tjera të zhvilluara në vazhdimësi, Inspektorati i Komunës, falënderon Policinë e Kosovës, Njësinë e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, Stacionin Policor në Ferizaj, inspektorët e ATK-së dhe inspektorët e punës për asistimin e vazhdueshëm në kontrolle të tilla”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Rama

​Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Lajme
​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

Lajme
Kalo në kategori