LAJMI I FUNDIT:

​Mbyllen 12 lokale, gjobiten 18 biznese për mosrespektim të masave antiCovid

​Mbyllen 12 lokale, gjobiten 18 biznese për mosrespektim të masave antiCovid

Mbyllen 12 lokale, gjobiten 18 biznese për mosrespektim të masave antiCovid

Me qëllim të zbatimit të masave anti COVID 19, mbrëmë gjatë një inspektimi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) bashkë me Policinë e Kosovës në 127 inspektime të realizuara janë shqiptuar 18 gjoba për persona fizikë dhe 18 gjoba për persona juridikë. Po ashtu janë mbyllur 12 lokale në Prishtinë.

Zëdhënësi i AUV-së Lamir Thaçi theksoi se kjo agjenci zyra regjionale në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti COVID 19 ndaj të gjithë shkelësve.

Thaçi tha se në secilin rast kur inspektorët në terren hasin veprime që janë në kundërshtim me ligjin janë gjobitur, raporton KP.

“Në 127 inspektime të realizuara janë shqiptuar 18 gjoba për persona fizik dhe 18 gjoba për persona juridik. Po ashtu janë mbyllur 12 lokale. Jemi të vendosur që me të gjitha kapacitetet që kemi do të veprojmë për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm publik, asnjë shkelës nuk do të amnistohet”, thekson Thaçi.

Ai shton se të gjithë qytetarët kanë për obligim t’i respektojnë masat antiCovid për të ruajtur shëndetin publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori