LAJMI I FUNDIT:

Mbushësi super i shpejtë i Xiaomi, me 100W, do të debutojë vitin e ardhshëm

Mbushësi super i shpejtë i Xiaomi, me 100W, do të debutojë vitin e ardhshëm

Teknologjia e ngarkimit të shpejtë nuk është saktësisht e re, por në fillim të këtij viti, Xiaomi lansoi teknologjinë e tyre Super Charge Turbo, që ofron shpejtësi deri në 100W.

Çfarë do të thotë kjo është se në një bateri 4,000mAh, do të duhen vetëm 17 minuta për t’a mbushur atë.

Për ata që pyesin veten kur ne mund ta shohim teknologjinë në telefonat inteligjentë, do të jeni të kënaqur të mësoni se gjatë Konferencës së Zhvilluesve të Xiaomi, kompania ka lënë të kuptohet se do të arrijë në vitin 2020.

Kompania gjithashtu vazhdoi të detajojë disa nga karakteristikat e teknologjisë së ngarkimit të shpejtë.

Aty përfshihet karikuesi i tensionit të lartë dhe një arkitekturë e baterisë me dy bërthama.

Do të ketë gjithashtu veçori të ndryshme sigurie të ndërtuara brenda tij, me Xiaomi që deklarojnë se do të ketë 9-shtresa mbrojtjeje. /Telegrafi/