LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja kundër COVID-19, Syla: Janë harruar tri sugjerimet kryesore ‘vendosni maskat, lani duart, mbani distancën’

Mbrojtja kundër COVID-19, Syla: Janë harruar tri sugjerimet kryesore ‘vendosni maskat, lani duart, mbani distancën’

Mbajtja e maskave, pastrimi i duarve dhe mbajtja e distancës ishin tri kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i pandemisë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit të coronavirusit.

Mirëpo, tani pas më shumë se një vit nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19 këto tri kërkesat e Ministrisë “janë harruar”, vlerëson kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla.


Syla kërkon nga Ministria e Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga Arben Vitia që të rishikohen masat çdo dy javë dhe thotë që nuk duhet “të jemi aq tolerantë, për një grusht vota”.

Ai potencon se e mirëkupton se vendi duhet të mbajë ahengje, por duhet të merren shembujt e shteteve tjera, pasi sipas tij, grumbullimi i njerëzve është rreziku më i madh i shpërndarjes së virusit.

“Unë e kam vërejtur edhe nëpër institucione shëndetësore këtë fenomen që janë liru goxha shumë, kjo punë dhe ato tri sugjerimet, vendosja e maskave, larja e duarve, mbajtja e distancës janë harruar tashmë, por kjo nuk është faji i qytetarëve, por i institucioneve të cilët po bëjnë politika afatshkurta”, tha Syla për KALLXO.com.

Kryetari i Sindikatës duke ironizuar thotë se “nuk duhet të na nxen në befasi bora e parë në shtator” duke iu referuar valës së tretë potenciale të pandemisë.

“Duhet të merren seriozisht me këto paralajmërime dhe mos t’i bie që në shtator të na nxen në befasi ‘bora e parë’. Mos të na nxen në befasi numri i rritjeve e të mbushen spitalet”, nënvizoi ai.

Në Kosovë deri më tani janë infektuar mbi 107 mijë qytetarë me COVID-19 prej tyre 2 mijë e 265 kanë vdekur si dhe mbi 105 mijë janë shëruar.

Në anën tjetër është duke vazhduar imunizimi me vaksinën kundër COVID-19. Duhet të theksohet se një qytetarë është i vaksinuar komplet në momentin që i merr dy dozat me vaksina kundër COVID-19.Aktualisht në Kosovë janë mbi 120 raste aktive me SARs-CoV-2, ndërsa janë në dispozicion dy vaksinat anti-COVID, “Pfizer” dhe “AstraZeneca

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori