LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së thotë se prokuroria po i shkel afatet

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së thotë se prokuroria po i shkel afatet

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, mbrojtja e Kadri Veselit tha se prokuroria po i shkel afatet, po vonohet në nxjerrjen e materialeve si dhe nuk po i paraqet provat në mënyrë të qëllimshme.

Avokati Ben Emmerson tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk po e bënë punën siç thuhet derisa theksoi se materiali që dorëzohet duhet të jetë koherent dhe i administrueshëm nga trupi gjykues.


“Prokuroria duhet të bëjë punën e vetë dhe kjo do të thotë që trupi gjykues duhet të ketë përpara një deklaratë të qartë, pse ata nuk mund ta bëjnë punën siç duhet, ata po bëjnë pengesa gjatë gjithë procedurës, po i shkelin afatet, po vonohen në dhënien e materialeve dhe në disa raste siç pamë edhe sot në mënyrë të qëllimshme nuk i paraqesin provat, duhet që këtë aspekt ta zgjidhim sepse nëse vazhdojmë sikurse po vepron prokuroria, të akuzuarit do të mbetën të paktën edhe tre vjet në paraburgim përpara se të fillojë një gjykim i mirëfilltë. Prokuroria qartë nuk i ka plotësuar detyrimet e tyre, detyrime që ka një prokuror profesional, prokuroria duhet të identifikojë qartë se mbi cilat pjesë të deklaratës së një dëshmitari mbështetën dhe të gjitha këto pjesë më të rëndësishme t’i nxjerrim në një dokument të vetëm”, tha avokati i Veselit.

Ndërsa lidhur me alibinë, avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe tha se do t’u drejtohet dëshmitarëve të ndryshëm për të thënë se ku ka qenë Thaçi në periudha të caktuara të kohës.

“Unë kam synim të them se ku ka qenë klienti im gjatë gjithë kohës operative që mbulohet nga aktakuza në fjalë. Pra, e gjithë kjo varet nga nxjerrjet e materialeve që do të marrim në momentin e fundit, pra kemi 98 dëshmitarë konfidencial, 68 të cilët do të na bëhen me dije 30 ditë para gjykimit pastaj 23, 30 ditë përpara dëshmisë së tyre si 46 mijë faqe informacione. E gjithë kjo duhet të bëhet përpara procesit gjyqësor dhe kur e ngremë këtë çështje i nderuar zoti gjykatës ka pasur çështje të shumta, ka qenë e vështirë për neve për të diskutuar me dëshmitarë të ndryshëm”, tha Kehoe.

Në parashtrimet tij, Kehoe ka kërkuar heqjen e protokollit për një prej dëshmitarëve.

“Protokolli na kërkon që të kemi intervista me praninë e ZPS-së, asnjëherë në historinë e çështjeve që kam qenë i përfshirë në asnjë hetim që kam kryer nuk e kam marrë palën tjetër të jetë e pranishme aty për të bërë pyetje. Të gjitha këto çështje i kemi nxjerrë përpara, i kemi thënë shqetësimet tona lidhur me protokollin. Këto janë çështje të cilat janë domethënëse, të cilat kanë ndikim mbi privilegjin midis klientëve dhe mbrojtjes dhe mënyrës si do ta realizojmë ne këto hetime. Sa i takon bisedës me dëshmitarët, me atë protokoll që ekziston ne pengohemi që të kryejmë hetimet tona në ato rrethana, nëse ZPS mendon që kjo duhet të jetë mënyra si duhet të vijohet më tej ose nëse ne nuk do të veprojmë ndryshe, mendoj që e kanë keq nëse mendojnë kështu. Për të treguar besim të mirë ata duhet të largohen nga protokolli, ky do të jetë një dëshmitar i mbrojtjes, si pasojë ZPS nuk mund ta takojë atë, nuk lejohet që ZPS ta kontaktojë atë”, tha Kehoe.

Lidhur me këtë, gjykatësi i procedurës paraprake tha se do të lëshojë një vendim me shkrim.

Avokati i ish-presidentit Thaçi gjithashtu ka kritikuar prokurorisë për vonesë në përmbushjen e detyrimeve të saj.

“Ky qëndrim që gjithmonë thonë i kanë përmbushur detyrimet 102(3) nga A deri në Zh nuk është fare i saktë. I nderuar gjykatës besoj e di këtë gjë, klientët tanë duan të fillojnë gjykimi por edhe gjykata ka nevojë të fillojë gjykimi. Nëse nuk vendosim afate do të shtyhet gjithmonë nisja e gjykimit, nuk është në interesin e askujt. Njëherë prokuroria thotë jemi gati të fillojmë gjykimi në janar, pastaj thonë nxjerrjen e materialeve 102(3) jemi gati të përfundojmë më 31 janar të 2023, nuk funksionojnë kështu këto gjëra prandaj mendoj që të gjithë kolegët e mijë kanë kërkuar vendosjen e një afati brenda të cilit duhet bërë këto nxjerrje”, tha Kehoe.

Në këtë konferencë u tha se në parashtrimet me shkrim, ZPS ka thënë se synon të jap listë provizore të 40 dëshmitarëve fillestarë më 18 nëntor 2022, siç është urdhëruar nga gjykatësi i procedurës paraprake në konferencën e fundit. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori