LAJMI I FUNDIT:

D’Ambrosio: I lumtur për golin dhe fitoren, nuk duhet të mbështetemi vetëm te Icardi dhe Perisic

D’Ambrosio: I lumtur për golin dhe fitoren, nuk duhet të mbështetemi vetëm te Icardi dhe Perisic

Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio, ka folur pas fitores ndaj Genoas ku është shprehur i lumtur për golin.

Për mikrofonat e Sky Sport tha se është i lumtur më shumë për fitores pasi ishte shumë e rëndësishme.


Italiani ka kërkuar që skuadra mos të mbështetet vetëm në golat e Mauro Icardit dhe Ivan Perisic.

Interi i pamposhtur me Spallettin, ka pranuar vetëm dy gola
Lexo po ashtu Interi i pamposhtur me Spallettin, ka pranuar vetëm dy gola

“Erdhi goli me tre pikë dhe jam i lumtur, ishte e rëndësishme të fitonim dhe e kemi bërë”.

“Kemi vuajtur kundër një kundërshtari që erdhi nga një humbje dhe që luftonte për çdo top”.

“Trajneri kërkon gjithçka nga të gjithë,  kjo skuadër duhet të kthehet në vendin ku e meriton. Nuk duhet të mbështetemi vetëm në golat e Perisic dhe Icardit”.

“Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, ka thënë D’Ambrosio.

Ndeshja e ardhme e Interit është ndaj Beneventos, pastaj është koha për derbin ndaj Milanit. /Telegrafi/