Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 370 objektiva të reja sanksionesh ndaj Rusisë, përfshirë ish-presidentin

Sanksionet e reja të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar synojnë 370 individë dhe subjekte të tjera ruse.


Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për të sanksionuarit përfshihet ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit.

Emrat e rinj në listë përfshijnë:Dmitry Medvedev - president i Rusisë (2008-2012), kryeministër (2012-2020) dhe kryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë (që nga viti 2020) Dmitry Peskov - Zëdhënësi i Putinit Sergei Shoigu - Ministër i Mbrojtjes Maria Zakharova - zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Margarita Simonyan - kryeredaktore e kanalit të lajmeve RT të mbështetur nga Rusia Pyotr Aven - bashkëthemelues i bankës më të madhe të investimeve në Rusi, Alfa-Bank Mikhail Fridman - oligark me bazë në Londër që bashkëthemeloi Alfa-Bank me Aven

Ndryshe, më herët, Britania e Madhe goditi Rusinë me kufizime tregtare, duke përfshirë një tarifë shtesë prej 35% për vodkën. /Telegrafi/