LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeta e Dytë ishte ulur vetëm gjatë ceremonisë së funeralit të Princit Filip

Mbretëresha Elizabeta e Dytë ishte ulur vetëm gjatë ceremonisë së funeralit të Princit Filip

Familja mbretërore ka respektuar në mënyrë rigoroze protokollet e Mbretërisë së Bashkuar për sa i përket masave kufizuese kundër COVID-19.

Si rrjedhojë, Mbretëresha Elizabeta e Dytë ishte ulur vetëm, gjatë ceremonisë së funeralit të Princit Filip për të ndjekur kufizimet aktuale.


Të gjithë mysafirët që nuk janë anëtarë të së njëjtës familje është dashur të ulen rreth 2 metra larg njëri-tjetrit.

Arkivoli i Princit Filip të Britanisë është ulur të shtunën në qemerin mbretëror derisa pjesë e gjithë ceremonisë ka qenë edhe gruaja e tij, Mbretëresha Elizabeta II.

Në ceremoninë e 17 prillit kanë marrë pjesë 30 persona, për shkak të pandemisë së coronavirusit.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Princi Harry, dhe njëherësh Duka i Sussex, mirëpo jo edhe bashkëshortja e tij, Meghan, e cila gjendet në Kaliforni, dhe e kishte të pamundur të udhëtonte në Angli për këtë ceremoni, për shkak të shtatzënisë. /Telegrafi/