LAJMI I FUNDIT:

Mblodhi një mijë euro në emër të një djali me nevoja të veçanta, arrestohet për mashtrim një serbe në Leposaviq

Mblodhi një mijë euro në emër të një djali me nevoja të veçanta, arrestohet për mashtrim një serbe në Leposaviq
Foto: Ilustrim

Një grua (shtetase e Serbisë) është arrestuar nën dyshimin se duke mashtruar ka mbledhur një parash prej 1,000 euro në emër të djalit të një gruaje tjetër (e dëmtuara) i cili është me nevoja të veçanta pa dëshirën dhe pëlqimin e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:45, në Leshak të Leposaviqit.


Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Më 22.12.2023 është arrestuar e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë nën dyshimin se e njëjta duke mashtruar ka mbledhur një shumë parash prej 1,000 euro në emër të djalit të  dëmtuarës me nevoja të veçanta pa dëshirën- pëlqimin saj-viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/