LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku do të diskutohet për votimin e rezolutave të mbetura nga seancat e kaluara, për votimin e të cilave nuk ka pasur kuorum si dhe përgatitjet për seancë të re.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në ora 09:00.


Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.
  2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018:
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me  korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me  situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me  vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e  mjeteve grante dhe subvencione.
  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhe 19 qershor 2018:
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministres së Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin  e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe  kuartalin e parë (K1) 2018,
  • Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,
  • Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për  tatimin në të ardhurat personale,
  • Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,
  • Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,
  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  • Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
  • Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e   shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,
  • Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,
  • Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.
  1. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes  Vetëvendosje, në lidhje me pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e  Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 t ë datës 05.06.2018 për aprovimin e kërkesës së konsorciumit Bechtel & Enka për ndarjen e mjeteve me qëllim të mbulimit të  shpenzimeve për vazhdimin e ndërtimit të rrugës nacionale R6, autorruga “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Han i Elezit, në vlerën  prej 53 milionë euro,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
  • Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori