Partia Socialiste (PS) sot feston 30-vjetorin e themelimit të saj, e sikurse e tha edhe numri 2 i kësaj partie, Taulant Balla ‘për socialistët sot është një ditë feste’.
Kongresi i Partisë Socialiste, që do të mbahet sot në orën 17:30 në stadiumin “Air Albania”, do t’i kushtohet gjithë rrugëtimit të PS-së nga formimi e deri në zgjedhjet e 25 prillit.
Fitorja e zgjedhjeve të 25 prillit mund të konsiderohet si kulmi i suksesit të PS-s, pasi për herë të parë për një forcë politike në 30 vite pluralizëm, merr tre mandate qeverisëse rresht.
Në pjesën e dytë të Kongresit, do të prezantohet vizioni i socialistëve “Shqipëria 2030” nga kryeministri Edi Rama, në të cilin do të ketë të detajuar edhe piketat e programit qeverisës në mandatin e tretë 2021-2025.
Dje në një deklaratë për mediat, Balla sqaroi se çfarë do të ndodhë sot.
“Natyrshëm që është moment historik në rrugëtimin e PS-së, e cila gjatë këtyre 30 viteve ka kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. E vetmja forcë që nuk u ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit, përkundrazi. Kështu do të jetë pjesa e parë e Kongresit, do t’i dedikohet të gjithë këtij rrugëtimi 30-vjeçar.
Natyrshëm do të ketë përshëndetje, mesazhe dhe pas pjesës që lidhet me 30-vjetorin do të kalojmë në pjesën e dytë, prezantimi i vizionit tonë ‘Shqipëria 2030’, si dhe objektivat dhe programin tonë qeverisës që do të prezantojë Qeveria ‘Rama 3’ në shtator.
Më pas do të bëjmë një analizë të thellë të punës dhe më pas ratifikimi i vendimeve që ne kemi kaluar në Asamblenë Kombëtare”, tha Balla.
Në pjesën e tretë të Kongresit, do të ketë miratim të vendimeve të Asamblesë Kombëtare, që kanë të bëjnë me analizat e rezultatit zgjedhor të 25 prillit në nivel vendor dhe fushatën e hapjes së Partisë Socialiste ndaj anëtarësimeve të reja.
Analiza do të kalojë në tri faza përmes një komisioni të posaçëm, ndërsa procesi do të nisë në 15 qershor të këtij viti, deri në 15 janar të 2022 në çdo nivel të partisë. Për më tepër detaje na mbetet të presim mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert