LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Forumi i Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike

Mblidhet Forumi i Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka falënderuar donatorët për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, veçanërisht për tejkalimin e pasojave të pandemisë Covid 19, si dhe ka kërkuar përfshirjen e tyre direkte në zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Sipas Hotit, qasja e përbashkët e Qeverisë dhe donatorëve për të financuar rimëkëmbjen ekonomike, pas pandemisë Covid-19 dhe agjenda afatgjate zhvillimore e Kosovës, ishin temat kryesore të këtij forumi.

“Në këtë takim prezantuam agjendën zhvillimore të Qeverisë së Kosovës për dekadën e ardhshme, me të cilën synohet rritja e përfitimit nga iniciativat dhe instrumentet e reja financiare, përkatësisht fondet e ofruara në kuadër të Planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/