LAJMI I FUNDIT:

​Mblidhen naftëtarët, shqyrtojnë gjendjen e krijuar pas rritjes së çmimeve të derivateve

​Mblidhen naftëtarët, shqyrtojnë gjendjen e krijuar pas rritjes së çmimeve të derivateve

Naftëtarët janë mbledhur këtë të enjte në Odën Ekonomike të Kosovës për të shqyrtuar gjendjen e krijuar pas ngritjes së çmimeve enorme të karburanteve në vend.

Takimi i cili po udhëhiqet nga kryetari i shoqatës, Fadil Berjani, është i mbyllur për media.

Ndërkohë, në këtë takim pritet të diskutohet edhe për paralajmërimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës.

Sipas ministrisë, ligji i ri parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.

Qeveria paralajmëron vendim të ri për rregullimin e çmimeve të naftës
Lexo po ashtu Qeveria paralajmëron vendim të ri për rregullimin e çmimeve të naftës

“Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt. Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut”, u tha në njoftimin e ministrisë të mërkurën./Telegrafi/