LAJMI I FUNDIT:

Mbledhje solemne, homazhe dhe parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, gjithçka nga festa për 11 vjetorin e Pavarësisë (Foto/Video)

Mbledhje solemne, homazhe dhe parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, gjithçka nga festa për 11 vjetorin e Pavarësisë (Foto/Video)

Kremta dhe aktivitetet festive për 11 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nisën qysh në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, për të vazhduar me aktivitete të tjera shtetërore deri në parakalimin e Ushtrisë së Kosovës në sheshet e kryeqytetit.

Në orën 08:00 ekzekutivi kosovar u mblodh nën drejtimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Në këtë mbledhje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se vendi në të ardhmen pritet të ballafaqohet me shumë sfida.

“Në këtë ditë do të shprehim gjithë falënderimin tonë për të rënët për liri, për miqtë dhe të gjithë ata që ndihmuan rrugëtimin e Kosovës drejt realizimit të aspiratave për liri dhe pavarësi. Me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjitha temat që i kanë dalë para Kosovës, para Qeverisë, dhe njëkohësisht me respektin më të madh për interesin e qytetarëve të vendit.  Ka shumë vendime, shumë ligje, reforma, vendime të mëdha sikurse ishte ushtria, vendimet që lidhen me Trepçën, me resurset tjera ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para kabinetit qeveritar.

Ngritet solemnisht flamuri i Republikës së Kosovës
Lexo po ashtu Ngritet solemnisht flamuri i Republikës së Kosovës

Aktivitetet vazhduan me ngritjen solemnisht me vendosjen e flamurit shtetëror në oborrin e Kuvendit.

Thaçi e Haradinaj fillimisht bënë homazhe te shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, dhe te memoriali për të pagjeturit.

Ata së bashku për homazhe vazhduan edhe drejt Prekazit. Në kompleksin memorial “Adem Jashari”, Thaçi e Haradinaj çmuan lartë kontributin e të rënëve për Pavarësinë e Kosovës.

“Sot jemi së bashku me Haradinajn dhe kryetarin e Skenderajt për të bërë nderimet shtetërore komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën e tij për shtetin e Kosovës. Nderime dhe respekt për gjithë të rënët”, deklaroi Thaçi nga Prekazi.

Thaçi e Haradinaj homazhe në Prekaz: Nderime për sakrificën e familjes Jashari
Lexo po ashtu Thaçi e Haradinaj homazhe në Prekaz: Nderime për sakrificën e familjes Jashari

Mbledhje solemne pati edhe në Kuvendin e Kosovës. Këtu kryeparlamentari Kadri Veseli, foli edhe për temat politike që janë aktuale tash në vend.

Veseli tha se qeveria nuk do të rrëzohet për taksën dhe as për shkaqe që ndërlidhen me Serbinë.

“Me SHBA-të dhe BE në krah Kosova është më e sigurt. Interesat e SHBA-së janë edhe interesat tona.  Qeveria nuk do të bjerë për shkak të taksës dhe Serbisë, qeveria do të bjerë vetëm për interes të qytetarëve”, ka thënë Veseli, raporton Telegrafi.

Kurse, kryeministri Haradinaj para deputetëve deklaroi se Kosova është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale me shtetin serb.

“Të gjithë do të punojmë për marrëdhënëie të mira me fqinjtë. Jemi të interesuar për marrëveshje ligjore me Serbinë, për njohje reciproke në kufijtë ekizstues. Jemi të intresuar për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha Haradinaj.

Parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, në 11 vjetorin e Pavarësisë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Parakalimi i Ushtrisë së Kosovës, në 11 vjetorin e Pavarësisë (Foto/Video)

Festa për 11 vjetorin e Pavarësisë vazhdoi me parakalimin e trupave të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Për herë të parë si Ushtria, FSK-ja u mirëprit nga qindra qytetarë që kishin dalur për të festuar Pavarësinë e Kosovës.

Nën duartrokitjet e qytetarëve dhe tingujt e orkestrës së FSK-së, në qiell u shfaqën disa parashutistë që mbanin në qiell simbolet shtetërore të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në ceremoninë qendrore të parakalimit të FSK-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës është krenaria e shtetit.

Pamje nga atmosfera festive në sheshet e Prishtinës për 11 vjetorin e Pavarësisë (Foto)
Lexo po ashtu Pamje nga atmosfera festive në sheshet e Prishtinës për 11 vjetorin e Pavarësisë (Foto)

“Para nesh kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë. Vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës ishte i drejtë, legjitim dhe mesazh historik”, deklaroi Thaçi.

Festa për këtë përvjetor të shtetësisë, do të vazhdojë edhe në orët e pasdites.

Rreth orës 18:30 pritet të bëhet ndezja e fishekzjarreve në sheshet e Prishtinës, kurse në orët e mbrëmjes do të ketë një koncert me emrat më të njohur të estradës kosovare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori