LAJMI I FUNDIT:

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Ramush Tahirit

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Ramush Tahirit

Për të nderuar veprimtarinë e politologut, gazetarit e analistit politik Ramush Tahiri në Teatrin “Adriana” në Ferizaj u mbajt mbledhje komemorative.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se Tahiri ishte intelektual i  papërsëritshëm, duke e quajtur mik të çmuar, raporton EO.


“Miku im Ramush, kjo sallë është e heshtur dhe e mbushur me pikëllim për ty, shpejtë na e dhe lamtumirën, të kisha mik e gjithmonë të çmova si më të shtrenjtin ferizajas”.

Gazetari Nehat Islami tha se argumenti për Ramush Tahirin ishte mbështetja kur fliste për proceset politike.

“Ramushi nuk shkoi për studime në Zagreb që të bëhej sekretar diku. Ai shkoi të shkollohej për të bërë ndryshimet ndaj sistemit komunist”.

Vdes politologu Ramush Tahiri
Lexo po ashtu Vdes politologu Ramush Tahiri

Akademiku Ali Aliu tha se vendi dhe shoqëria mbeti pa një njeri të mirë.“E lehtë i qoftë toka e Kosovës që e deshi shumë”.

Ish-ambasadori Avni Spahiu për Ramush Tahirin tha se vdekja është ditë pikëllimi për tërë Kosovën.“Ramushi ishte personalitet me kontribut të madh intelektual, i cili e vuri veten në shërbim të kauzës kombëtare. Ishte veprimtar dhe kontribus shumë dimensional dhe nga më të shquarit”.

Djali i Ramush Tahirit, Kreshniku tha se po ndihet krenar e fatlum pavarësisht dhimbjes për humbjen e babait.

“Një ndër vetitë e tij ishte që të mos e përziejë jetën personale dhe atë profesionale, duke mos sjellë problemet e punës në shtëpi”.

“Për mua dhe Valdrinin ishte baba, gati afër perfeksionit, kemi mësuar shumë nga ai por kanë mbetur edhe shumë gjëra që duhet t’i mësojmë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori