LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, të gjitha vendimet që u morën sot

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, të gjitha vendimet që u morën sot

Tri vendime dhe gjashtë nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe që janë na pajtim me fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, i ka miratuar Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se vendimi i parë në mbledhjen e sotme ishte themelimi i Këshillit Organizativ për manifestimin gjithë-popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila do të mbahet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.


Kryeministri propozoi Këshillin Organizativ në këtë përbërje: Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes, Kryesues; Donika Gërvalla – Schwarz, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës; Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar; Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, anëtare, Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Xhelal Sfeçla, Ministër i Punëve të Brendshme, anëtar; Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar; Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës, anëtar.

Gjithashtu ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill: Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Organizatat e Shoqërisë Civile.

Është miratuar edhe vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.07/09 i datës 01.07.2020, sipas të cilit pikat 2, 3 dhe 4 të Vendimit Nr.07/09 të datës 01.07.2020 shfuqizohen, ndërsa shtohet pika 2 sipas të cilës: “Udhëzohet AKP të mos vendos në shitje asete që janë të identifikuara si potenciale për t’u transferuar në Fondin Sovran, para miratimit të politikës së Qeverisë lidhur me themelimin e Fondit Sovran” dhe shtohet pika 3: “Asetet mund të ofrohen për qiradhënie të rregullt, deri në miratimin e politikës së Qeverisë lidhur me themelimin e Fondit Sovran”.

“Marrë parasysh nismën e Qeverisë në drejtim të themelimit të Fondit Sovran, është e domosdoshme që të parandalohet tjetërsimi i aseteve jetike për utilizimin e tyre në qëllim të interesit shtetëror, përmes Fondit Sovran. Andaj, me qëllim të përmbushjes së obligimeve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në pajtim me politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ky Vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, plotëson/ndryshon vendimin e Qeverisë Nr.07/09 i datës 01.07.2020”.

“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë që janë të lidhura  me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Sanksionet konsistojnë në ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës; ndalimin e udhëtimit për individët e sanksionuar; dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”.

Në parim kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve financiare për IPA 2021 dhe IPA 2022, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Këto marrëveshje do të sigurojnë zbatimin e programeve vjetore dhe IPA 2021 parasheh përfitimin e 63,96 milion euro për projekte investive në vendin tonë dhe 70,25 milionë nga IPA 2022.

Edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën  Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III), ka marrë miratimin në mbledhjen e sotme. Kjo marrëveshje do të sigurojë krijimin e bazës ligjore që Kosova të ketë qasjen në këto fonde.

“Në pritje të finalizimit të marrëveshjes me Gjermaninë për njohjen reciproke të patentë shoferëve, në mbledhjen e sotme janë miratuar vendimet për dy nisma për lidhje të marrëveshjeve me Qeverinë e Kanadasë dhe me Qeverinë e Republikës së Turqisë, për njohjen reciproke të patentë shoferëve. Ministria e Punëve të Brendshme është autorizuar të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme  për lidhje të këtyre marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.

Me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është miratuar edhe nisma për negocimin e marrëveshjes financiare me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do t’i siguronte Kosovës 6,315 000 (gjashtë milionë e treqind e pesëmbëdhjetë mijë) euro që do të dedikohen për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori