LAJMI I FUNDIT:

Mbillen 200 pisha mesdhetare në Pishë Poro të Fierit

Mbillen 200 pisha mesdhetare në Pishë Poro të Fierit

200 pisha mesdhetare i janë shtuar zonës së Pishë Poros në Fier, në vijim të përpjekjeve për ta ripyllëzuar këtë zonë të dëmtuar nga zjarri.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se stafi i AdZM-së Fier, së bashku me stafin e Prefekturës Fier dhe nxënës të shkollës së mesme, bënë të mundur mbjelljen e rreth 200 fidanëve të llojit pishë mesdhetare, një dhuratë e cila vjen nga PPNEA.


AKZM ftoi qytetarët të bëhen pjesë e aksioneve të mbjelljeve, duke kontribuar me fidanë, apo duke u përfshirë përgjatë procesit të mbjelljes.

Viti i pyjeve siç është shpallur viti 2024 do të shërbejë për ndërgjegjësim, për një mundësi për të gjithë ata që duan të gjelbërojnë dhe pyllëzojnë Shqipërinë.

Mbjelljet e reja i shtohen kalendarit të aktiviteteve të parashikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për Vitin e Pyjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori