LAJMI I FUNDIT:

I mbijetuari i fundit, historia e “njeriut më të vetmuar në botë” (Foto/Video)

I mbijetuari i fundit, historia e “njeriut më të vetmuar në botë” (Foto/Video)

Pamjet e reja tregojnë jetën që e bën i ashtuquajturi “njeriu më i vetmuar në botë” që jeton në Amazonë.

Në videot e reja shfaqet pjesëtari i një fisi dhe pasi që ka mbetur i fundit, ka fituar epitetin e “njeriut më të vetmuar në botë”, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për një burrë në të ’50-at i cili tash e 22 vite jeton vetëm në Amazonë të Brazilit, pasi që të gjithë anëtarët e fisit të tij janë vrarë.

Ai është filmuar nga distanca, kurse videot i janë dorëzuar agjencisë shtetërore për hulumtimin e popujve të lashtë Funai.

Në video shihet një burrë muskuloz i cili me sëpatë prenë drutë, e pamjet kanë bërë xhiron e botës kurse historia e tij fsheh diçka më të frikshme.

Që nga viti 1996, Funai e vëzhgon nga distanca këtë burrë, me qëllimin e vetëm që t’ia dëshmojnë botës se është ende gjallë dhe t’ua bëjnë me dije të gjithë vizitorëve, që të mos futen në këtë zonë nëpër të cilën ai jeton dhe vepron – bëhet fjalë për Rondonia në veriperëndim të Brazilit.

Kjo zonë me rreth katërmijë hektarë është e rrethuar me ferma private, kurse arsyeja pse ndalohen turistët ta vizitojnë këtë vend është frika se ky burrë mund të zhduket pa gjurmë.

“Ata janë të detyruar që t’ia dokumentojnë opinionit se ky burrë ekziston dhe se është gjallë”, ka deklaruar Fiona Votson, drejtoreshë në departamentin e hulumtimeve në “Survival International”, organizatë jofitimprurëse që merret me studimin e popujve të lashtë.

“Përveç kësaj, ekziston një motiv politik për publikimin e këtyre videove. Në Kongres fjalën e fundit e kanë kompanitë që kanë bashkëpunim me bujqit”, ka shtuar për BBC, Fiona.

Por, edhe përkundër faktit që janë publikuar raporte të ndryshme për jetën që ai e bën, artikujt e publikuar në gazeta e madje është shkruar edhe një libër “I fundit i fisit” që e ka shkruar Monti Ril, gazetar nga SHBA-të, thuhet se për këtë burrë shumë pak dihet.

Konsiderohet si “një burrë që nuk është kontaktuar kurrë”, që do të thotë se askush nga bota e jashtme kurrë nuk ka biseduar me të. Besohet se ai është i mbijetuari i vetëm i sulmit që kishte ndodhur në vitin 1995, ku fermerët kishin kryer vrasjet makabre.

Fisi tij kurrë nuk kishte pasur kurrfarë emri, dhe gjithashtu nuk dihet se çfarë gjuhe kishin përdorur anëtarët e fisit për të komunikuar mes vete.

E mediat në Brazil për vite e kanë quajtur “indiani nga gropa”, pasi kudo që lëvizte pas vetes linte gropa të mëdha të cilat i hapte për t’u fshehur dhe i shfrytëzonte edhe si kurthe për kapjen e kafshëve të ndryshme.

Përgjatë viteve kishte braktisur shpesh shtëpitë që i ndërtonte me thupra, brenda të cilave i linte edhe armët primitive që i përdorte për kapjen e kafshëve siç janë shigjetat me harqe. E deri më tani ka ekzistuar vetëm një fotografi, edhe ajo nuk ishte edhe aq shumë e qartë.

Aktivistët janë habitur për të mirë dhe janë shumë të lumtur që ky burrë duket i shëndetshëm siç e dokumenton edhe videoja.

“Është në gjendje të mirë shëndetësore, peshkon si dhe mbjell perime të ndryshme në zona të caktuara”, ka deklaruar për The Guardian, Alter Algajer, koordinatori rajonal i Funai.

Politika e kësaj agjencie është shmangia e kontaktit me grupet e izoluara të fiseve. Pretendohet se ky burrë ua ka bërë të qartë të gjithëve se nuk do që të kontaktohet nga kushdo qoftë, ku madje në raste nuk ka hezituar të përdor shigjetat me harqe për t’u mbrojtur.

“Pas përvojës së hidhur, ai e sheh botën si një vend të rrezikshëm”, ka shtuar Fiona Votson duke rikujtuar se ka vizituar këtë zonë dhe se ka parë kampet që i ka ngritur ai.

“Njerëzit shpesh na ofrojnë pamje të ndryshme, por duhet ekzistuar një lloj nevoje që t’i publikojmë”, ka shtuar ajo.

Besohet se fisi i tij ishte rritur dukshëm gjatë viteve të 70 dhe 80-ta, e në veçanti kur në afërsi të zonës së tyre u ndërtua rruga. Edhe sot fermerët që kohë pas kohe merren me prerjen ilegale të druve, me ngulm kërkojnë që t’ia konfiskojnë këtë zonë. Ai gjithashtu rrezikohet edhe nga personat e armatosur, që angazhojnë persona tjerë të patrullojnë në atë zonë.

Në Amazonën e Brazilit gjenden shumë fise tjera dhe konsiderohet se numri i tyre është më i madh se në çdo vend tjetër të botës, shkruan Survival International. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori