LAJMI I FUNDIT:

Mbi një mijë shqiptarë jetojnë në Beograd, Fiona Jeliqi tregon sfidat me të cilat përballen

Mbi një mijë shqiptarë jetojnë në Beograd, Fiona Jeliqi tregon sfidat me të cilat përballen

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, sipas statistikave jetojnë mbi 1 mijë shqiptarë. Mes tyre është edhe Fiona Jeliqi, e cila është e lindur dhe rritur atje. Ajo sot punon në një organizatë të të rinjëve për të drejtat e njeriut dhe ka rrëfyer për Radio Televizionin Dukagjini rreth jetesës së shqiptarëve në Beograd.

Mbi 1 mijë shqiptarë llogaritet se jetojnë në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd. Disa kanë mbetur që nga koha e ish-Jugollavisë, e të tjerë janë sistemuar me punë pas luftës.

Mes tyre është edhe Fiona Jeliqi, e cila punon në organizatën Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut.

Fiona ka lindur e është rritur në këtë qytet.

“Në shkollë fillore fëmija gjithmonë e gjejnë një arsye përse pse të ngacmojnë, ose je pak i plotë ose dukesh më ndryshe, ose dëgjon muzikë më ndryshe, unë kam qenë shqiptare kështu që edhe unë kam qenë e ngacmuar për shkak, por jo shpesh, ka ndodhë disa herë, ndoshta një person a dy por ato situata janë zgjedhë, pastaj në shkollë të mesme nuk jam ndi që po dallohna që jam shqiptare edhe në fakultet njëjtë, do të thotë e kam kry fakultetin pa problem, asnjë profesor nuk më ka bërë asnjë problem, tregon Fiona Jeliqi për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Për t’u përmirësuar raportet mes popujve, Fiona thotë se duhet të ketë më shumë vizita në Serbi e Kosovë nga të rinjtë e dy shteteve.

Këtë gjë ajo po e bën me organizatën e saj.

“Po e besoj që duhemi me bo ma shumë, me punu më shumë në këtë problem. Po mendoj se duhet me u shoqëru më shumë të rinjtë edhe me udhëtu, do të thotë me ardhe të rinjtë nga Prishtina në Beograd dhe nga Beogradi në Prishtinë, besoj se duhet shumë më shumë me komuniku.

Fiona është gjithashtu pjesë e organizimit të festivalit “Mirdita Dobar dan”, ku kultura kosovare prezantohet në Beograd.

Ajo tregon se vit pas viti po rritet interesimi nga serbët për festivalin.

“Festivali Mirdita Doberdan qe 7 vjet organizohet në Beograd dhe artistët nga Kosova, nga Prishtina dhe nga Kosova në përgjithësi vijnë në Beograd dhe thjeshtë tregojmë kulturën kosovare në Beograd. Para festivalit mblidhen të djathtit dhe protestojnë kundër festivalit i cili e tregon kulturën kosovare në Beograd, por ata nuk janë shumica e Beogradit, do të thotë ata janë vetëm një përqindje e vogël dhe e di që në media shkon shpesh shkon ajo pasqyra e festivalit që veç kundërshtohet, që qytetarët e Beogradit nuk duan ta shohin në Beograd, por kjo nuk është e vërtetë se çdo vit kemi shumë vet që vijnë në festival dhe janë shumë të interesuar edhe tash në maj kur ka pas me qenë festivali, njerëzit na kanë pytë ku është festivali, kur ka me ndodhë, kur keni me e bo, kështu që për çdo vit e presin festivalin”, tregon mes tjerash Fiona Jeliqi./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori