Mbi 800 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan dhe Afganistan

Autoritetet thonë se shiu i rrëmbyer që zgjati për 4 ditë ka goditur veriperëndimin e Pakistanit. Ndërkaq, në Afganistanin lindor dhe verilindor, kanë vdekur deri 64 njerëz. Forcat afgane dhe ato të NATO-s, thonë se po përdorin helikopterët për të realizuar operacione shpëtimi si dhe për të shpërndarë ndihma në zonat më të prekura nga përmbytjeje, ku përfshihen provincat e Kunarit dhe Nangaharit.
Ndërkaq, sipas Kombeve të Bashkuara, sot llogariten rreth 1 milion pakistanezë që janë prekur nga fatkeqësia, ndërsa mijëra shtëpi, rrugë dhe ferma janë shkatërruar.
Rreth 45 ura u dëmtuan në provincën Khyber Pakthukva, ndërsa rruga kryesore që lidh Pakistanin me Kinën është e përmbytur nga uji. Pamjet televizive tregojnë burra, gra e fëmijë që qëndrojnë në çatitë dhe tarracat e shtëpive në pritje që të evakuohen me helikopterë apo varka shpëtimi. /VoA/




















































