LAJMI I FUNDIT:

“Mbi 70 për qind e grave në Prizren të ngacmuara seksualisht”

“Mbi 70 për qind e grave në Prizren të ngacmuara seksualisht”

Në organizim të grupit të grave dhe vajzave FEMaktiv, në Marashin  e vjetër të Prizrenit, u mbajt një protestë kundër ngacmimeve seksuale.

Në emër të organizatorëve të protestës ka folur anëtarja e FEMaktiv, Adelina Hasani, e cila tha se në bazë të një raporti rreth sigurisë së grave në hapësira publike në Prizren, del se 70 për qind e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike dhe 76 për qind e tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave.


“Gjendja është shumë alarmante. Ne tanimë e kemi një raport në lidhje me ngacmimet seksuale, i cili tregon se 70 për qind e grave nuk mund të ecin shlirë në hapësira publike. Po ashtu, aty thuhet se 76 për qind e grave janë ngacmuar në hapësira publike. Ne kemi pritur që institucionet përkatëse të merren me këtë dukuri por nuk janë marrë“, tha Adelina Hasani.

Ajo shtoi se gjendja vetëm sa po përkeqësohet.

Sipas saj, rasti i fundit të tentimit të përdhunimit të një gruaje në rrugën e Marashit është tejet shqetësuese, sidomos marrë parasysh heshtjen institucionale ndaj këtij rasti.

Këto raste po i largojnë gjithmonë e më shumë gratë nga shfrytëzimi i hapësirës publike.

Adelina Hasani tha se protestat do të vazhdojnë deri sa kërkesat e tyre të realizohen dhe të ketë siguri për të gjithë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori