LAJMI I FUNDIT:

Mbi 60 mijë shqiptarë të varur nga droga (Video)

Mbi 60 mijë shqiptarë të varur nga droga (Video)

Sipas statistikave zyrtare, në Shqipëri ka 50-60 mijë përdorues droge, por mjekët thonë se shifra reale duhet të jetë shumë herë më e lartë.

Rreth 20% e përdoruesve janë heroinomanë, 15% përdorues të kokainës dhe pjesa tjetër përdorues të marihuanës.


Pasho Maksuti, mjek psikiatër në qendrën “Aksion+”, shprehet: “Personat që marrin metadon në qendrën tonë, janë rreth 250 në ditë.

Megjithatë, gjatë punës 10-vjeçare, kam mësuar se metadoni nuk është zgjidhja, por zvogëlimi i problemit”.

Maksuti thotë se megjithëse dëmet në disa raste janë të parikuperueshme, ka shumë shanse për rikthim në jetën normale.

Terapia zëvendësuese me metadon nuk është e kufizuar dhe mund të vazhdojë gjatë gjithë jetës, por që në fund të fundit mbetet vetëm një kurë.

“Thjesht, mos e provoni”, bën thirrje psikiatri Pasho Maksuti, shkruan Top Channel.