Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin referues 2015. Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.
“Sipas rezultateve të dala në këtë publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 16 920 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (50.6%); industrisë përpunuese me 4 528 ndërmarrje (13.5%); akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 713 ndërmarrje (11.1%); shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 3 201 ndërmarrje (9.6%); ndërtimtarisë me 2 629 ndërmarrje (7.9%); transportit dhe magazinimit me 1 219 ndërmarrje (3.6%); informacionit dhe komunikimit me 881 ndërmarrje (2.6%); industrisë nxjerrëse 165 ndërmarrje (0.5%); furnizimit me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete të revitalizimit të tokës me 150 ndërmarrje (0.4%); si dhe furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 59 ndërmarrje (0.2%)”, ka njoftuar ASK-ja.
Ndërsa, sa i përket numrit të të punësuarve dhe të vetëpunësuarve (duke përfshirë pronarët e bizneseve individuale), për sektorët ekonomikë, që ishin pjesë e hulumtimit, arrin shifrën në 155 135.
“Sektori i tregtisë përbën rreth 55 768 të punësuar, ose shprehur në përqindje (35.9%); industria përpunuese 23 651 të punësuar (15.2%); shërbimet biznesore 17 100 të punësuar (11%); ndërtimtaria 15 354 të punësuar (9.9%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim 12 965 të punësuar (8.4%); furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 8 045 të punësuar (5.2%); informimi dhe komunikimi 8 019 të punësuar (5.2%); si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar”.
Karakteristikë tjetër është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon: tregtia me një pjesëmarrje prej 56.0%; industria përpunuese 12.1%; ndërtimtaria 10.1%; kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.
“Treguesi i pagës mesatare mujore, që sillet rreth 354 euro, në aktivitetet e përfshira në anketë, e që është një tregues i përafërt me realitetin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Kerr Renault Captur i ri “00”, plus mundësi udhëtimi në Evropë veç me Auto Mita
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen