LAJMI I FUNDIT:

Mbi 50 persona nga Vushtrria në pritje të ritestimit, kanë kaluar kohën e nevojshme për shërim nga coronavirusi

Mbi 50 persona nga Vushtrria në pritje të ritestimit, kanë kaluar kohën e nevojshme për shërim nga coronavirusi
Statistikat për komunat e prekura nga COVID-19, data 19 qershor

Në Komunën e Vushtrrisë sonte ka një rënie sa i përket numrit të rasteve të paraqitura me COVID-19 në krahasim me ditët paraprake.

Drejtori i Shëndetësisë Sylejman Meholli thotë për RTV Dukagjinin se të shtatë rastet e reja janë paraqitur direkt në Klinikën Infektive dhe ende nuk dihet nëse janë raste kontakti apo burime të reja infeksioni.


Meholli ka kërkuar nga IKSHPK që të bërë ritestimin e pacientëve nga Vushtrria pasi sipas tij shumë prej tyre kanë kaluar kohën e nevojshme të shërimit dhe po presin testimin.

“Janë mbi 50 raste në pritje të ritestimit që kanë kaluar kohën e nevojshme për shërim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri thotë se pjesë dërrmuese e të prekurve nga kjo komunë janë në gjendje të mirë dhe pa simptoma.

“Një numër i vogël janë të shtrirë në Klinikën Infektive dhe fare pak me simptoma”, tha ndër të tjera Sylejman Meholli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori