Mbi 140 fëmijë enden çdo ditë rrugëve të vendit duke kërkuar lëmoshë. Me paratë që ua dhurojnë kalimtarët, ata e sigurojnë kafshatën e gojës. Të tjerë ani pse të vegjël, kanë zgjedhur të punojnë.
Ata mund t’i shohësh semaforëve duke pastruar xhamat. Kundër prindërve të këtyre fëmijëve, Policia e Kosovës ka ngritur mbi 40 kallëzime penale.
Rrugët e vendit janë të mbushura me fëmijë që kërkojnë lëmoshë.
Kushtet e rënda financiare, e mos kujdesi nga ana e prindërve i kanë detyruar ata që t’i dalin zot vetes në moshë kaq të re.
Në Policinë e Kosovës i kanë thënë gazetës express se vetëm gjatë këtij viti janë identifikuar 20 fëmijë në rrugë që janë hasur duke kërkuar lëmoshë apo duke kryer punë të tjera si pastrim i xhamave të veturave.
“Gjatë vitit 2018 janë identifikuar gjithsej 127 fëmijë në situatë rruge, ndërsa në vitin 2019 janë identifikuar 20 fëmijë po në situatë rruge të cilët janë hasur qoftë duke kërkuar lëmoshë apo kryer punë tjera si pastrim të xhamave të veturave apo duke mbledhur hekurishte të ndryshme”, deklarojnë nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.
Deklarojnë se në këto raste nuk ka pasur trafikim me njerëz, derisa deklarojnë se kanë ngritur mbi 40 kallëzime penale kundër prindërve të këtyre fëmijëve.
Në Polici thonë se fëmijët e identifikuar janë trajtuar sipas procedurave standarde dhe janë referuar në QPS përkatëse për trajtim të mëtutjeshëm.
“Nga verifikimet e kryera nga ana jonë nuk ka rezultuar me veprën penale Trafikim me Njerëz, ndërsa janë ngritur 41 kallëzime penale për veprën Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, kundër prindërve të këtyre fëmijëve. Të gjithë fëmijët e identifikuar janë trajtuar sipas procedurave standarde dhe janë referuar në QPS përkatëse për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në përgjigjet e Policisë së Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë