LAJMI I FUNDIT:

Mbi 3000 aksidente komunikacioni në Maqedoni, mbi 100 të vdekur brenda një viti

Mbi 3000 aksidente komunikacioni në Maqedoni, mbi 100 të vdekur brenda një viti

Nëpër rrugët e Maqedonisë, nga janari e deri në nëntor të këtij viti kanë ndodhur 7330 aksidente komunikacioni. Nga ky numër, 3694 kanë përfunduar me lëndime serioze, kurse 3636 janë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve, në 122 raste kanë vdekur po aq njerëz. Kështu thonë të dhënat e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK).


Sipas tyre, 81% e shoferëve në Pehçevë e vendosin rripin e sigurisë, kurse 91,3% nuk e vendosin rripin e sigurisë. Në Llozovë, 70,6% e motoristëve mbajnë helmetën, kurse 93,7% e motoristëve të Vasilevës nuk e mbajnë helmetën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Shtip, 94,1% e shoferëve u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, kurse në Resnjë 77,4% nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve. Në Karposh, 86,5% e këmbësorëve kanë kaluar në vija të bardha, kurse në Vasilevë ka ndodhur e kundërta.

Në Pehçevë janë regjistruar të gjitha automjete, pra 100%, kurse në Prilep vetëm 26%. Në Kratovë, 7,6% e kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 50km në orë, kurse në Kërçovë, 78,4% e shoferëve e përshtatin shpejtësinë me nivelin e lejuar.

Përgjithësisht, KRSK-ja vlerëson se ky vit ka qenë i suksesshëm dhe se numri i aksidenteve dhe vdekjeve në komunikacion është ulur, krahasuar me vitin paraprak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori