LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës (Video)

Mbi 200 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës (Video)

Ka nisur fushata për legalizimin e armëve. Mbi 200 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve, ndërsa kjo fushatë kërkon që armët që nuk mund të legalizohen, të dorëzohen. Fushata ka filluar me 17 dhjetor, dhe zgjat gjashtë muaj.

“Me Letra” është thirrja që ka nisur fushata për legalizimin e armëve në gjithë territorin e Kosovës.


Kjo nuk është hera e parë që Kosova lanson një fushat të tillë dorëzimin e armëve, ilegale.

Koordinatori Nacional i Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla të Lehta dhe të Eksplozivëve, Izmi Zeka, përpjekjen për kontrollin e armëve nga Ministria e Punëve të Brendshme e vlerësoi si të duhur.

“Përkundër progresit, keqpërdorimi i armëve dhe trafikimi i tyre i paligjshëm mbesin një shqetësim për sigurinë publike në republikën e Kosovës dhe rajonin tonë, pasi armët ushqejnë krimin e organizuar dhe terrorizmin global”, tha Izmi Zeka, përcjell Telegrafi.

Alessandra Roccasalvo nga UNDP, organizatë kjo e cila mbështet këtë fushatë, u shpreh se posedimi i armëve të vogla në tërë botën dhe regjion po e vë në rrezik sigurinë publike, zhvillimin ekonomik dhe po merr jetë.

“Në tërë boten posedimi ilegal i armëve po vret njerëz, vënia nën kontroll e armëve është shumë e rëndësishme, jam e sigurt se Kosovë është një vend i vogël dhe shpejt mund të ketë rezultate, UNDP, mbetet e përkushtuar që të rrisë sigurinë e vendit, kurrë nuk është vonë për një nisme të tillë, por ne mund të jemi model për vendet e tjera”, deklaroi Alessandra Roccasalvo nga UNDP.

Riza Shillova nga Departamenti për Hetime në Policinë e Kosovës tha se posedimi i armëve ka shkaktuar numër të madh të veprave penale, ndërsa procesi për dorëzimin dhe legalizimin e tyre ndikon në uljen e vrasjeve.

Por ndryshe e sheh situatën Avni Islami, ekspert i sigurisë, ku thotë se ka qenë e nevojshme një fushatë më e madhe nga institucionet e sigurisë pasi që ende qytetaret kanë frikë t’i dorëzojnë armët.

“Institucionet përkatëse të sigurisë por edhe organizatat e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare kanë ndërmarrë një varg masash që të njoftohen qytetarët se tashmë kemi ushtrinë e Kosovës, që është përgjegjëse për sovranitetin dhe integritetin e vendit por edhe për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, deklaroi për RTV Dukagjinin eksperti i sigurisë, Avni Islami.

Sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare mbi 200 mijë armë janë në duart e qytetarëve të Kosovës, sipas raportit të policisë gjatë vitit 2018, 31 vrasje janë kryer me armë ilegale./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori