LAJMI I FUNDIT:

Mbi 20 mijë filloristë në Maqedoni do të ulen në bankat shkollore për vitin akademik 2017/2018

Mbi 20 mijë filloristë në Maqedoni do të ulen në bankat shkollore për vitin akademik 2017/2018

Mbi 20 mijë filloristë do të ulen në bankat shkollore në vitin e ri akademik 2017/2018. Përndryshe në vend të 1 shtatorit, MASH ka sjellur vendim që viti shkollor të fillojë ditën e hënë (4 shtator), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas MASH numri i regjistrimit të filloristëve për këtë vit akademik, arrin 20.437. Në Shkup nga numri i përgjithshëm i 10 komunave janë paraqitur 6.159 filloristë.

Në shkollat e mesme janë regjistruar 17.131 nxënës. Në dy afatet e regjistrimit në shkollat e mesme në Shkup, janë regjistruar 6.496 nxënës, ndërsa në komunat tjera 10.635 nxënës.

Interes më të madh ka pasur në arsimin profesional. Numri i të regjistruarve ka arritur 9.983, ndërsa në gjimnaze 6.703 nxënës. Në gjimnazet e komunave tjera janë regjistruar 3.935, ndërsa në shkollat profesionale 6.576 nxënës.

Nga MASH kumtojnë se numri i saktë i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, do të dihet kah mesi i shtatorit, pas kompletimit të të dhënave në koordinim me komunat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori