LAJMI I FUNDIT:

Mbi 150 persona ende nuk janë gjetur shkaku i përmbytjeve në Gjermani

Mbi 150 persona ende nuk janë gjetur shkaku i përmbytjeve në Gjermani

Një javë pasi përmbytja e rëndë goditi Evropën Perëndimore, duke shkatërruar Gjermaninë, Belgjikën dhe Holandën, zyrtarët gjermanë thanë të enjten se kanë frikë se 158 njerëzit ende të zhdukur atje mund të mos gjenden.

Numri i të vdekurve nga përmbytjet është rritur në të paktën 205 në të gjithë kontinentin, ndërsa gjithsej të paktën 176 njerëz mbeten të zhdukur. Belgjika ka 32 të vdekur dhe 18 të zhdukur, sipas qendrës së saj kombëtare të krizës.


Në Gjermani, vendi më i goditur, qytete të tëra u përmbytën nga uji, ndërsa linjat e trenave dhe rrugët u morën nga përmbytjet, duke marrë të paktën 173 jetë, raporton cnn.

Organizata federale e ndihmës për katastrofat e Gjermanisë tha se nuk kishte shumë gjasa që të gjendeshin të mbijetuar më shumë.

Shërbimet e shpëtimit kanë vazhduar të kërkimet nëpër qytete të shkatërruara shkaku i përmbytjeve .

Shërbimi i motit gjerman një javë më parë njoftoi se Gjermania “nuk kishte parë kaq shumë reshje në 100 vjetët e fundit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori