Situata e krijuar me virusin korona ka rritur numrin e të papunëve gjithandej dhe për më shumë se një vit numri i të papunëve është rritur dukshëm. Personat që kanë humbur punën vijnë nga profile të ndryshëm, duke filluar nga muratorët dhe deri te doktor shkencash. Në vendin tonë në bazë të statistikave të fundit nga Agjencia e Punësimit, numri i përgjithshëm i të papunëve është 135.605 persona. Ndërsa nga numri i përgjithshëm i të papunëve 25 prej tyre janë doktor shkence – nga këta 14 janë nga Shkupi, katër nga Tetova, tre nga Manastiri dhe nga një i papunë doktor shkence janë nga Kumanova, Kërçova, Velesi dhe Radovishi.
Ndërkohë sa i përket personave tjerë të pa punë afër 737 persona janë me master të cilët nuk kanë marrëdhënie pune, prej të cilave 446 janë gra. Ndërkohë 9.803 të papunë kanë arsim të lartë, nga të cilët 6.295 janë gra. Qyteti me më shumë të papunë me arsim të lartë e mbanë Shkupi me 2108, pasuar nga Tetova me 1346, Kumanova me 795 Prilepi me 714 dhe qytetet tjera me më pak. Ndërkohë nga të papunësuarit 34.214 janë me arsim të mesëm. Këta shifra të të papunësuarve me titull doktor shkence shpjegojnë se vendi ynë ka koeficient shumë të ulët të efikasitetit të sistemit arsimor. Pra të rinjtë presin një kohë të gjatë në listën e qytetarëve të papunë edhe pse janë me arsim të lartë, magjistraturë apo doktor shkence.
Të rinjtë të cilët kanë kryer doktoraturën thonë se është e vështirë të besohet se investimi i bërë në shkencë mund të kthehet me punë. Megjithatë ata duan të besojnë se një gjë e tillë mund të realizohet. Ndërkohë hulumtimet e organizatave ndërkombëtare por edhe atyre vendore, tregojnë se pjesa më e madhe e të rinjve mes punës në sektorin publik dhe atë privat, preferojnë punën në sektorin publik.
Nga ana tjetër, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), për gazetën KOHA, kanë deklaruar se politikat e tyre synojnë sinkronizimin e sistemit arsimor me tregun e punës, gjegjësisht krijimin e një kuadri për të cilin ka nevojë shoqëria dhe i cili do të jetë i gatshëm t’u përgjigjet përgjegjësive dhe sfidave të vendeve të punës.
“Ata janë rezultat i përpjekjeve të Qeverisë për rritjen e punësimit të të rinjve në vendin tonë. Përveç kësaj, MASH shpesh apelon që informacioni mbi mungesën e një lloji të caktuar të stafit duhet të jetë baza mbi të cilën çdo i ri do të bazojë vendimin në zgjedhjen e llojit të arsimit, si të arsimit të mesëm ashtu edhe atij të lartë dhe kështu shpejt dhe me sukses të bëhet pjesë e tregut të punës”, thonë nga MASH. Në fund nga atje kanë deklaruar se këtë vit bashkë me vetëqeverisjen lokale dhe komunitetin e biznesit, kanë hapur drejtime profesionale të shkollës së mesme varësisht kërkesës së kompanive private.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), afërsisht 7.500 persona mbarojnë në studimet deri-diplomike. Më shumë të diplomuar dalin nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup me rreth 3200 të diplomuar, nga Universiteti i Tetovës 1174, në universitetin “Goce Delçev” në Shtip 949 dhe të tjerët nga universitete tjera private apo publike të vendit. Por, sipas të rinjve të diplomuar, autoritetet e vendit nuk kanë aftësi ta menaxhojnë situatën e të diplomuarve të rinj me tregun e punës. Sipas tyre, autoritet arsimore duhet të reformojnë procesin mësimor dhe ta përshtatin atë me tregun e punës, sepse vendi ynë ka nevojë dhe mundësi për të gjithë.
Ndryshe, sa i përket shpërndarjes së të papunëve sipas moshës, të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se shumica e të papunëve janë të moshës 55 deri në 59 vjeç, përkatësisht 19.641 persona. Ato ndiqen nga ata të moshës 60 vjeç e lart (16.802), të moshës 50 deri në 54 (15.958), ata të moshës 45 deri në 49 (15.701), ata të moshës 40 deri në 44 vjeç (13,728) dhe ata të moshës 30 deri në 34 vjeç (13.300) , 25 deri në 29 vjeç (13.286), 20 deri në 24 vjeç (12.661), 35 deri në 39 vjeç (12.555) dhe më pak të papunët janë, logjikisht, të moshës 15 deri në 19 vjeç (2603 persona).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH
Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj