LAJMI I FUNDIT:

Mbi 11 mijë lloje të pemëve zbulohen në Amazona

Mbi 11 mijë lloje të pemëve zbulohen në Amazona

Pas 300 vjetësh që kur botanistët e parë arritën në Amazona, tani është vërtetuar se ekzistojnë 11,676 lloje të pemëve në zonë dhe ky numër nuk është ende përfundimtar.

Të dhënat për numrin e llojeve të pemëve kanë ardhur nga botanistët pasi analizuan gjysmë milioni mostra të digjitalizuar të luleve, frutave, gjetheve të pemëve që hasën në pellgun e lumit Amazona.

Para këtij raporti, të botuar në ‘Raportet Shkencore’, nuk kishte të dhëna për speciet e pemëve në një nga pyjet e fundit të shiut në botë.

Mostrat më të vjetra në raport datojnë nga viti 1707, ndërsa ato më të fundit nga viti 2015.

Shumë muze të historisë natyrore digjitalizojnë koleksionet e tyre të bimëve të rralla dhe katalogu i pemëve në Amazona është fotografia më e plotë e bimësisë që ekziston në pyjet e shiut në atë pjesë të Brazilit verior.

Botanisti Hans der Stege i cili drejtoi këtë projekt nga Holanda, është shumë i kënaqur me rezultatin, pasi ai mendon se ka rreth 16,000 lloje të pemëve në zonën e Amazonës.

Ai është i bindur që 4,000 speciet e mbetura mund të “fshihen” në disa nga koleksionet e vjetra që janë errësuar dhe harruar diku, dhe ai nuk përjashton mundësinë e rritjes në disa pjesë të pyjeve të shiut që nuk janë ekzaminuar me kujdes. Stege pranon se do të duhet një kohë e gjatë për të kompletuar listën ekzistuese. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori