LAJMI I FUNDIT:

Mbi 10 mijë maturantë sot i nënshtrohen provimit të maturës

Mbi 10 mijë maturantë sot i nënshtrohen provimit të maturës
Foto: Ilustrim

Mbi 10 mijë maturantë sot do t’i nënshtrohen afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, të cilët do të kenë pjesën e parë të testimit, ndërsa pjesën e dytë do ta kenë me 7 shtator.

Reklama

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë qysh në afatin e parë kishte paralajmëruar se në të gjitha qendrat e testimit do të vendoseshin zhurmues të valëve, si mënyrë për të parandaluar kopjimin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ishte realizuar, e zhurmuesit nuk janë siguruar as për afatin e dytë të provimit shtetëror të maturës.

Kryetari i komisionit shtetëror të maturës, Fehmi Hysenaj, për KosovaPress, thotë se nuk kanë arritur të sigurojnë zhurmuesit, por që sipas tij, kanë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar kopjimin.

Për dallim nga afati i parë ku testimi është mbajtur në katër regjione dhe në ditë të ndryshme, këtë herë Hysenaj thotë se për shkak të numrit më të vogël të nxënësve, testimi do të organizohet në të njëjtën ditë në të gjithë vendit.

Maturantët në ditën e parë të testimit do të kenë pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze, ndërsa në pjesën e dytë të provimit do të kenë pyetje nga lëndët matematikë dhe lëndën zgjedhore.

Për mbarëvajtje sa më të mirë të testimit, Hysenaj thotë se kanë angazhuar më shumë se 100 mbikëqyrës në 101 qendra të testimit.

Ai thotë se nuk do të tolerohet asnjë nxënës që ditën e testimit tenton të kopjojë. Provimit shtetëror të maturës saktësisht do t’i nënshtrohen 10 mijë e 15 nxënës./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Lajme
Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Siguri
Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës  dhe tre sulmues serbë

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Lajme
Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Lajme
Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Policia: Aksioni në Banjskë vazhdon, arrestohet një tjetër sulmues me uniformë ushtarake

Lajme
Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Lajme
Kalo në kategori