LAJMI I FUNDIT:

Mbetjet mortore të gjetura në Kizhevak javën tjetër vijnë në Kosovë

Mbetjet mortore të gjetura në Kizhevak javën tjetër vijnë në Kosovë
Foto: Arkiv

Eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu ka treguar se çfarë inspektimi kanë bërë sot në Beograd lidhur me mbetjet mortore të rasteve të Rrezallës që ishin gjetur në Kizhevak të Serbisë.

“Sot u bënë ribashkimet e fundit për secilin trup në të cilin është punuar dhe janë gjetur në Kizhevak dhe ato janë të gatshme për transport dhe riatdhesim në atdhe. Janë disa procedura të cilat janë administrative dhe lutja jonë ishte që t’i kthejnë sa më shpejt në Kosovë dhe shpresoj që nga fundi i javës së tjetër do t’i kthejmë, por varet nga procedurat administrative të Serbisë”.

“Sot morëm edhe rezultatet e ADN-së përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtatë identifikime të reja dhe dy ribashkime. Te ribashkimet bëhet fjalë për ribashkimin e pjesëve të trupave të rasteve të cilat i kemi gjetur në vitin 2014 në Rudnicë. Do t’i takojnë personave të cilët janë dorëzuar më herët”, tha ai për Klan Kosova.


Gërxhaliu ka treguar se pse ndodh që mbetjet mortore të një trupi gjenden në vende të ndryshme dhe të njëjtat duhet të ribashkohen.

“Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fillimisht viktimat janë vrarë në Kosovë dhe në shumicën e rasteve janë varrosur në Kosovë dhe pastaj janë zhvarrosur për t’u fshehur gjurmët e krimit ku gjatë tërheqjes janë përdorur eskavatorë. Luga e eskavatorit ka marrë një pjesë të trupit dhe më pas mbetjet janë hudhur nëpër kamionë e më pas me shpejtësi kanë vepruar që t’i fshehin rastet. Është një veprim i shkapërderdhjes dhe fshehjes së gjurmëve të krimit. Këtë e kemi ditur që nga fillimi që në Kizhevak mund të gjejmë mbetje mortore që ndërlidhen me Rezallën, sepse Kizhevaku ndodhet në afërsi të Rudnicës”.

“Këtë veprim e kemi hasur edhe më herët ku ka pasë rast ku kemi gjetur një pjesë të trupit nga rajoni i Prizrenit në Batajnicë, një pjesë tjetër në Vërmicë në kufi me Shqipërinë derisa pjesa tjetër ka mbetur te poligoni i gjuajtjes në Prizren ku është pushkatuar e ai trup edhe më tutje nuk është i kompletuar”.

Arsim Gërxhaliu, të cilit i ka skaduar mandati si drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka thënë se ky inspektim nuk do të jetë i fundit i tij si ekspert mjeko-ligjor në identifikimin e mbetjeve mortore të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Këtë mision nuk e kam përfunduar dhe normal që do të vazhdoj derisa të mundem ta japë kontributin tim. Vendimi për emërimet në grupet punuese për të zhdukurit në komisionin qeveritar dhe grupin dialogues është lëshuar para dy muajsh dhe me është thënë se duhet të jem edhe më tutje atje dhe të jem përgjegjës për pjesën mjeko-ligjore sa i përket çështjes së të zhdukurve”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Vitia i uron shërim të plotë Kusari - Lilës, bën thirrje që gratë të bëjnë kontrolla të rregullta

Vitia i uron shërim të plotë Kusari - Lilës, bën thirrje që gratë të bëjnë kontrolla të rregullta

Lajme
Sekuestrimi i 11 kilogramëve marihuanë në Bërnicë të Prishtinës, kryeprokurori i Ferizajt tregon si e kanë zbuluar rastin

Sekuestrimi i 11 kilogramëve marihuanë në Bërnicë të Prishtinës, kryeprokurori i Ferizajt tregon si e kanë zbuluar rastin

Drejtësi
Vetëdorëzohet avokati Alban Bengasi, do të paguante Nuredin Dumanin për t’i vrarë ish gruan

Vetëdorëzohet avokati Alban Bengasi, do të paguante Nuredin Dumanin për t’i vrarë ish gruan

Lajme
Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për

Aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë, të dyshuar për "Marrje ryshfeti" në pikën kufitare Vërmicë

Lajme
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Kronika e Zezë
Kalo në kategori