LAJMI I FUNDIT:

Mbetën të plagosur gjashtë veta, Prokuroria tregon versionin e përleshjes së 17 shkurtit në Drenas

Mbetën të plagosur gjashtë veta, Prokuroria tregon versionin e përleshjes së 17 shkurtit në Drenas

Shtatë persona, njëri nga ta i mitur, kanë dalë sot para gjykatësit të procedurës paraprake, si të dyshuar për përleshjen e së shtunës në Drenas në të cilën mbetën të plagosur gjashtë veta.

Prokuroria ka kërkuar që ndaj tyre të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa gjykata pritet të vendosë së shpejti për masën e sigurisë.


Incidenti për të cilin po akuzohen shtatë personat ndodhi më 17 shkurt në qendër të Drenasit, rreth orës 16:30, ditën kur Kosova po shënonte 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

I pandehuri Skender Gjeli po përballet me dyshimet për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, derisa 6 të tjerët, Halit Topalli, Shaip Topalli, Fadil Topalli, Arbenit Topalli dhe i mituri L.T., me veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Përveç veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë, Gjeli po dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Lajmin për mbajtjen e seancës së sotme e bëri të ditur avokati i Fadil Topallit, Nasuf Hasani.

Në Drenas, pesë të plagosur me armë zjarri (Video)
Lexo po ashtu Në Drenas, pesë të plagosur me armë zjarri (Video)

Në kërkesën për masën e paraburgimit të cilën e ka siguruar KALLXO.com, sipas arsyetimit të prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 17 shkurt, rreth orës 16:22, në rrugën “Xhevat Demaku”, në Drenas, saktësisht në udhëkryqin që lidhet me rrugët tjera, derisa të pandehurit Halit Topalli, Shaip Topalli, Mendrit Topalli, Fadil Topalli, Arbenit Topalli dhe L.T., kanë qenë duke lëvizur me veturat e tyre në drejtim të shtëpisë së shëndetit, i ka vërejtur Skender Gjeli dhe ka vrapuar disa metra pas veturës së fundit të tipit “BMW”.

Më tej, prokuroria pretendon në atë moment janë ndalur të tri veturat, ndërsa i pandehuri Skender Gjeli me të arritur te xhami i derës së parë, të anës së djathtë, ka shtënë me revolen e tipit “Glock”.

Gjithnjë sipas kërkesës së prokurorisë, më pas të pandehurit Halit, Shaip, Mendrit, Fadil, Arbenit dhe L.T. kanë dalë nga tri veturat dhe e kanë sulmuar fizikisht të pandehurin Skender, duke e goditur me mjete të forta si shkopinj të drurit, shkopinj të metalit, shufër metalike të ngjashme me atë të policisë.

Prokuroria thotë se gjatë përleshjes, i pandehuri Skender Gjeli disa herë kishte shtënë me armë në drejtim të të pandehurve tjerë.

Si rezultat i këtyre, prokuroria pretendon se lëndime trupore me armë zjarri kanë pësuar të pandehurit Mendrit, Arbeniti, Fadili dhe L.T., derisa të pandehurit Shaip, Halit dhe Skender kanë pësuar lëndime trupore me mjete të forta.

Prokuroria pretendon se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi që “ekziston rreziku i arratisjes, mund të ndikojnë në mbledhjen e provave apo te njëri tjetri, meqenëse asnjëri ende nuk është deklaruar në polici”.

Prokuroria pretendon se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi që “ekziston rreziku i arratisjes, mund të ndikojnë në mbledhjen e provave apo te njëri tjetri, meqenëse asnjëri ende nuk është deklaruar në polici”. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori